Categories Lajme

‘Po vijmë k**vë”’, prokurorja shqiptare përballet me kërcënimet me jetë në SHBA

Një prokurore shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka kërkuar ndihmë për sigurinë e saj. Prokurorja e Komonuelthit të Qarkut Loudoun, Buta Biberaj, po ndërmerr hapat e nevojshëm për të siguruar jetën e saj, pasi ajo thotë se ka marrë kërcënime të shumta. Policia e shtetit të Virxhinias po hetojnë.

Biberaj, është një emigrante myslimane e gjeneratës së parë dhe është portretizuar nga faqet e shumta të internetit të ekstremit të djathtë si një prokurore “emigrante”, që ka shënjestruar babain e një viktime përdhunimi në shkollë. Ajo gjithashtu është kritikuar ashpër nga kandidati republikan për guvernator të Virxhinias, Glenn Youngkin, i cili tha në një fjalim të martën mbrëma. “Prokurori i Komonuelthit të Qarkut Loudoun shënjestroi familjet e viktimave”.

“Kam marrë kërcënime të shumta me vdekje drejtuar posaçërisht ndaj meje”, tha Biberaj. “Kanë qenë kryesisht përmes telefonit. Kam marrë një në celularin tim personal, i cili tregonte frazën e mëposhtme… “Po vijmë k**vë”. Kam marrë edhe një kërcënim në numrin e zyrës dhe flitej që do të më vrisnin”, tha ajo.

Ajo beson se telefonuesit kanë mjetet dhe qëllimin për ta vrarë. Në një deklaratë, Corinne Geller nga VSP tha, “Policia e Shtetit të Virxhinias po merr kërcënimet dhe i ka përcjellë ato tek ekipi ynë i vlerësimit dhe menaxhimit të kërcënimeve, siç bëhet me çdo email të një natyre alarmante/kërcënuese që merret nga një zyrtar i zgjedhur/publik. Asnjë arrestim ose akuzë nuk është vendosur në këtë kohë”.

Babai, të cilin nuk po e identifikojmë për të mbrojtur viktimën e supozuar, u arrestua në një mbledhje të turpshme të bordit të shkollës në qershor. Prokurorja thotë se deputetët nuk ishin në dijeni se ai ishte babai i një viktime të dyshuar të përdhunimit në shkollë, kur e arrestuan. Biberaj shtoi se çështja aktualisht është në apel. Babai po padit Loudoun County për gjoja dështimin për të mbrojtur vajzën e tij. Prokurorja thotë se ajo shqetësohej për jetën e saj, por këmbëngul se zyra e saj po vazhdon të përmbushë detyrat e saj ndaj komunitetit.

Ajo ka kontaktuar Departamentin e Drejtësisë dhe Policinë e Shtetit të Virxhinias, dhe po mendon të punësojë sigurim privat. “Është shumë shqetësuese”, tha Biberaj në një intervistë ekskluzive për WUSA9. Biberaj dhe sherifi janë zyrtarët më të lartë të zbatimit të ligjit të Loudoun. Biberaj është kritikuar nga New American, një botim i John Birch Society, si një “prokurore emigrante myslimane që arrestoi një “amerikan” që u ankua për përdhunimin e vajzës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vodhi një automjet një ditë pasi u lirua nga amnistia, arrestohet autori në Pogradec

Një ditë pasi u lirua nga qelitë e burgut për shkak të aministisë, i dënuari…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali/ “Vdes për p… dhe lekë”, avokati i kërkon favore seksuale klientes, bashkëpunon me ish-burrin e saj

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së enjtes një avokat, i cili i kërkon favore seksuale…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mjeku specializant i Spitalit të Traumës, ndahet nga jeta në një moshë të re

Një mjek specializant në Tiranë është ndarë nga jeta në moshë fare të re. Krios…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rekord absolut shqiptar! Ky është i dënuari që sapo doli nga burgu dje, vodhi një makinë

Në foto është Ardian Isufi pogradecari që ditën e djeshme la qelitë e burgut të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plas grushti te Bashkia e Pukës, ndërhyn edhe kryebashkiaku Rrok Dodaj

Një ngjarje e paprecedentë është regjistruar rreth orës 16:30 të një dite më parë  në…

LEXO ME SHUME