Categories Lajme

Policia jep versionin zyrtar të ngjarjes në Lezhë: Me makinën tip “ML” po udhëtonin… (Emrat-Foto)

Policia e Lezhës ka dhënë versionin zyrtar të atentatit të sotëm ku persona të paidentifikuar, qëlluan me breshëri automatiku në drejtim të një makine.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:05 në zonën e Ishull-Lezhës. Sipas policisë, persona të paidentifikuar kanë qëlluar në drejtim të një makine ne lëvizje, brenda së cilës udhëtonin shtetasit Blerim Preçi dhe Klisman Preçi. Ata raportohet se janë kushërinj.

Si pasojë e të shtënave, makina ka devijuar dhe ka dalë nga rruga. Fatmirësisht nuk ka patur persona të lënduar.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të atentatit. Bëhet me dije se janë ngritur pika kontrolli në të gjithë zonën për identifikimin dhe kapjen e autorëve të ngjarjes.

Blerim Preçi, shënjestra

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 20:05, në Ishull Lezhë, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një mjeti në lëvizje, brenda së cilit udhëtonin shtetasit B.P.dhe K.P.

Për pasojë nuk ka persona të lënduar.

Grupi hetimor në vendngjarje po administron çdo provë e të dhënë, për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Janë ngritur pika kontrolli si dhe po bëhet krehja e zonës me qëllim kapjen e autorëve.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Itali, arrestohet 22-vjeçari shqiptar

Një 22-vjeçar shqiptar është arrestuar në Cesena të Italisë, pasi dyshohet si pjesë e një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vendim qeverie/ Miratohet rritja e pagës minimale në 50 mijë lekë

Paga bazë minimale mujore për punonjësit në shkallë vendi, që është e detyrueshme të zbatohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Presidenti Donald Trump pezullon Lotarinë Amerikane, arsyeja

Presidenti amerikan Donald Trump ka pezulluar skemën e lotarisë së Kartës së Gjelbër (Diversity Visa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë/ Tritol makinës së nipit të ish-zv.prokurorit!

Është zbardhur dinamika e shpërthimit me lëndë plasëse në orët e para të mëngjesit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditet grupi i drogës në Greqi, mes tyre edhe këngëtari 22-vjeçar nga Tepelena

Drejtoria për Luftën Kundër Krimit të Organizuar në Greqi shpërbëu një organizatë kriminale, anëtarët e…

LEXO ME SHUME