Policia e Shkodrës në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, falë reagimit në kohë dhe si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore në lidhje me ngjarjen e ndodhur mbrëmë, me datë 15.08.2020, u bë identifikimi dhe shpallja në kërkim e autorit të dyshuar, shtetasit B. G. 26 vjeç, banues në Durrës.
Ky shtetas mbrëmjen e datës 15.08.2020, rreth orës 22:30 në Shirokë, është kónfliktuar për motive të dobëta me shtetasin S.B. 46 vjec, banues në Shirokë, Shkodër. Shtetasi B. G pas kónfliktit ka qëllùar me ármé zjarri pistóletë dhe me pas është larguar. Si pasojë e rikoshetit të plùmbit është lënduar lehtë jashtë rrezikut për jetën shtetasi D. Q., banues në lagjen Guerrile Shkodër, i cili mori mjekim në Spitalin Rajonal Shkodër dhe është larguar për në banesë. Vijon intensivisht puna për kapjen e autorit të shpallur në kërkim.