Categories Lajme

Banorët të revoltuar nga Kapshtica: Rrejnë! Nuk është plotësuar numri

Pas njoftimit se është mbyllur dogana greke sepse është arritur kuota e personave që duhet të kalojnë, ka nisur përplasja mes qytetarëve me policinë. Ndërkohë është ngritur një kordon policor që nuk lejon asnjë qytetar ti afrohet pikës kufitare. Disa persona janë intervistuar nga gazetarja e Fax News, Brikena Hoxhalli dhe shprehen të revoltuar për gjithçka po ndodh, teksa theksojnë se shteti gënjen për numrin.

“Nuk është plotësuar numri. Rrejnë ata. Që kur kemi ardhur në orën 06:30, shumë pak makina kanë kaluar, s’ka”, thotë një prej zyre.

Ndërsa një tjetër shprehet se dogana greke hapet në orën 07:00, ndërsa ajo shqiptare në 06:00, ndaj është e pamundur që të kenë kaluar 300 persona vetëm për një orë.

“Kam marrë në telefon doganën e Kapshticës, më kanë thënë lejohet njerëzit të vijnë. Jam nisur në orën 2 nga Tepelena, kam ardhur në 7:20, thonë nuk kalohet më se kanë kaluar 300 persona. Dogana greke hapet në 7, e jona në 6. Si ka mundësi kaluan 300 persona për një orë? Janë mashtrimet e shtetit”, u shpreh ai.

Një tjetër qytetare flet me tone të ashpra ndaj shtetit duke thënë se kur i leverdisi, i lejoi të kalojnë, ndërsa tani janë të bllokuar. “Jam për operacion, cfarë do më. Kur ju leverdisi, të hyjmë. Po tani ku të shkojmë. Në mëngjes ishte për 24 orë. 24 orë vetëm për 300 veta të qelbura? Nuk i kemi gjetur lekë në rrugë, i kemi nxjerrë me gjak. Është tharë ky krah të gjithë verën”, tha banorja. Është ende e paqartë se si do të zgjidhet situata pasi kalimi bëhet vetëm nëse janë të pajisur me rezultatin e tamponit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME