Categories Lajme

Porositën 2 ton kokainë në Ekuador/ Spanja godet klanin “Farruku”, 20 persona të arrestuar

Garda Civile në Spanjë po zhvillon që prej mëngjesit të kësaj të mërkure një operacion të madh kundër trafikut ndërkombëtar të kokainës në disa provinca, përfshirë Barcelonën, ku u arrestuan rreth njëzet persona të lidhur me klanin e njohur “Farruku”, të përbërë nga shtetas shqiptarë. El Pais shkruan se operacioni është në zhvillim e sipër me 250 agjentë të Gardës Civile që po veprojnë në Madrid, Malaga, Toledo, Barcelonë dhe Cádiz, ku përveç të arrestuarve ka dhe persona të shpallur në kërkim.

Hetimi nisi me sekuestrimin e dy tonëve kokainë në portin e Algeciras. Klani Farruku, i përbërë nga shtetas shqiptarë, njihet në Spanjë që prej vitit 2008 si i lidhur me organizatën kriminale për grabitje banesash, trafik kokaine dhe krime të ndryshme që lidhen me trafiqet e narkotikëve.

Avokati nga Malaga Juan Fernández është një nga njëzet personat që janë arrestuar gjatë operacionit. Burime nga studioja e tij ligjore kanë konfirmuar për mediat spanjolle se agjentët kanë kontrolluar firmën dhe janë bindur se “gjithçka do të shkojë në favor të tyre”.

Juan Fernández është një avokat me më shumë se 25 vite përvojë dhe i përket Këshillit Evropian të Avokatëve, si dhe rrjetit ndërkombëtar të avokatëve.

Ai është i specializuar në të drejtën penale dhe atë të investimeve. Nga informacionet paraprake dyshohet se ai është arrestuar si përfshirë në pastrimin e parave.

Kreu i dyshuar i klanit Farruku, Kreshnik Farruku, u arrestua në vitin 2019 në Madrid. Ai kishte një urdhër arresti evropian të lëshuar nga Italia që në vitin 2018. Policia spanjolle e ka hetuar Farrukun për lidhjet e mundshme me grupin e shqiptarëve që në vitin 2007 sulmuan shtëpinë e biznesmenit José Luis Moreno, si dhe vrasjen e një shtetasi spanjoll në El Molar, në Madrid, në vitin 2008.

Hetuesit dyshojnë gjithashtu se Farruku qëndron pas vdekjes së “shefit” të tij në vitin 2010 në Calle Telémaco në Madrid, vrasje pas së cilës ai mori komandën e plotë të organizatës.

Ai u arrestua pak kohë pas vrasjes së “shefit”, me 20 kg kokainë në Barcelonë, të cilën do ta transportonte në Itali.

Dy vite më vonë, ai shpëtoi duke përfituar nga një leje burgu dhe u arratis nga Spanja, ku u arrestua sërish katër vjet më parë në një hotel të Madridit me vëllain e tij Erniun, i cili kishte marrë drejtimin e klanit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Media zviceriane jep lajmin: Shqipja mund të bëhet gjuhë e tretë, anglishtja i merr vendin italishtes

Gjuha angleze sikurse edhe ajo shqipe po fitojnë terren të ndjeshëm në Zvicër. Këtë e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mjekët pro dhe kundër projektligjit të ri për nënat surrogato, ja çfarë propozojnë

Projektligji i ri mbi shëndetin riprodhues, i cili ligjëron nënat surrogate në Shqipëri, po kundërshtohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vau i Dejës, Dyshohet se qëlloi me armë zjarri, vijon kontrolli i zonës për kapjen e 35 vjeçarit

Vau i Dejës, Dyshohet se qëlloi me armë zjarri pistoletë, në drejtim të një automjeti,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Interpol Tirana, Në kuadër të bashkëpunimit me homologët, ekstradohen 6 shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar për vepra të ndryshme penale

Interpol Tirana, Në kuadër të bashkëpunimit me homologët, ekstradohen 6 shtetas të shpallur në kërkim…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhdukja e djalit 10-vjeçar të zyrtarit të SHISH-it 12 vite më parë, dëshmitarët: E pamë me dy persona….

Emisioni “Në Shënjestër” i është rikthyer historisë së zhdukjes pa gjurmë të 10-vjeçarit Julian Çela…

LEXO ME SHUME