Categories Lajme

Prindërit e Marvi Mihalit: E dimë kush është fajtori, vetëgjyqësi nëse s’ka drejtësi

Prindërit e Marvi Mihalit, 22-vjeçarit të vrarë me thikë vitin e kaluar pas një sherri pranë stadiumit “Selman Stërmasi”, deklaruan nga salla e gjyqit se nëse nuk vendoset drejtësi për vrasjen e djalit të tyre, do të bëjnë vetëgjyqësi.

“Kam parë me qindra dhe mijera here videon e vrasjes se djalit tim. Personi qe e qelloi eshte Dejvi Bitraj” – kështu deklaroi sot nga salla e gjyqit babai i Marvi Mihalit.

Fatmira Mihali, nëna e 22-vjeçarit, tha se besonte të drejtësia dhe se do luftonte deri në fund.

“Dua të sqaroj se nuk do të ketë kurrë gjyq për dëmshpërblim. Nuk ka vlerë që më zëvendëson djalin. Në ngjarje Marvi ka hyrë vetëm për të ndare dy vetë. Eugen Bitraj e tërhoqi nga pas dhe e rrëzoi. Ata ishin përgatitur për të vrarë. Do vrisnin këdo që do u dilte para. Kam besim tek drejtësia dhe sa të kem jetë do luftoj. Askush nuk mund të dalë i pa lagur nga kjo histori”, tha nëna.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Itali, arrestohet 22-vjeçari shqiptar

Një 22-vjeçar shqiptar është arrestuar në Cesena të Italisë, pasi dyshohet si pjesë e një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vendim qeverie/ Miratohet rritja e pagës minimale në 50 mijë lekë

Paga bazë minimale mujore për punonjësit në shkallë vendi, që është e detyrueshme të zbatohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Presidenti Donald Trump pezullon Lotarinë Amerikane, arsyeja

Presidenti amerikan Donald Trump ka pezulluar skemën e lotarisë së Kartës së Gjelbër (Diversity Visa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë/ Tritol makinës së nipit të ish-zv.prokurorit!

Është zbardhur dinamika e shpërthimit me lëndë plasëse në orët e para të mëngjesit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditet grupi i drogës në Greqi, mes tyre edhe këngëtari 22-vjeçar nga Tepelena

Drejtoria për Luftën Kundër Krimit të Organizuar në Greqi shpërbëu një organizatë kriminale, anëtarët e…

LEXO ME SHUME