Categories Lajme

Prishja e raportit me Bashën dhe “5 Qershori”, Bylykbashi: Isha kundër djegies së mandateve

Deputeti i PD Oerd Bylykbashi ka lënë të nënkuptohet se prishja e marrëdhënieve me kreun e PD Lulzim Basha ka nisur që pas vendimit për djegien e mandateve 2 vite më parë.

Është e vërtetë që në 2019 i kam thënë Bashës të mos djegë mandatet. S’e kam thënë ndonjëherë publikisht. Kam folur për vendime më të rëndësishme, por në njohjen time më të mirë. Bashkë me Rusmajlin ne hartuam një dispozitë kundër djegies së mandateve.

Isha i bindur se dispozita ishte e hekurt dhe do kishte pasoja. Kur ishte hedhur si ide djegia e mandateve e kam kundërshtuar një gjë të tillë. Në kjo ndodh kjo do çojë në mbushje të parlamentit me pjesën e dytë të listës dhe gjëja më e keqe ishte se do të ndryshonte Kushtetuta”, tha Bylykbashki.

Se përse nuk e dëgjoi Basha për këtë vendim Bylykbashi tha se nuk e ka një përgjigje, por thekson se ia ka kujtuar më vonë. “Po i thashë disa herë. Besoj se nuk është koha të flas për diskutime të brendshme”.

Duke folur për marrëveshjen e 5 qershorit 2020 ai thotë se ka marrë një sinjal nga ndërkombëtarët për pasojat që do sillte djegia e mandateve.

5 qershori nuk është dështim atë që donte ta arrinte e arriti. Kisha shkuar me Vasilin me një dorë pas shpine. Ishte e pamundur të impononim zgjedhjet tona. Atë natë na u bë qartë nga negociatorët e huaj se ne do e paguanim djegien e mandateve. Ai ishte sinjal i fortë se si e shihnin ndërkombëtarët atë veprim

Së fundmi Bylykbashi është pozicionuar krah Sali Berishës i cili pasi u përjashtua nga grupi i PD ka nisur një betejë për rrëzimin e vendimit. Pozicionimin e tij ai e argumenton duke thënë se zgjodhi lirinë.

“PD është parti e madhe dhe hapësira për tu rreshtuar për këdo është aty. Disa e shohin utopike kur kërkohet vetëm meritokracia. Meritokracia është edhe çështje kontributesh politike. Qëndrimet e mia kanë qenë lidhur me si funksionon nga brenda PD. Raportet miqësore janë të rëndësishme në politike. Ajo që mund tu them se kam patur lirinë, i kam dhënë lirinë vetes që Bashës tu them çdo gjë që mendoj duke marrë përsipër dhe koston për atë që si pëlqen kryetarit”./abcnews

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shoferi shqiptar humb jetën në aksident me kamion në Itali, la pas dy fëmijë

Një 48-vjeçar shqiptar, prej vitesh emigrant në Itali, ka humbur jetën në një aksident tragjik…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Projekti TID në Durrës, banorët kërkojnë kompensim të drejtë nga shteti për prishjen e shtëpive

Që kur mësoi se shtëpia e tij pranë bulevardit “Epidamn” do të prishej për t’i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Dielë 21 dhjetor 2025

Dashi Do jeni shume te vendosur gjate kësaj dite t’i zgjidhni te gjitha problemet qe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedia në Lezhë, nëna i jep fund jetës pas vdekjes së djalit 42 vjeçar

Një dramë e thellë familjare, që duket sikur ka dalë nga skenat e një filmi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet 35-vjeçarja në Mirditë, qarkullonte me armë në makinë

Policia ka arrestuar një 35-vjeçare në Mirditë, pasi u kap teksa qarkullonte me armë zjarri…

LEXO ME SHUME