Categories Lajme

Procedohen Lulzim Basha, Ervin Salianji, Klevis Balliu

Policia shqiptare ka proceduar kreun e PD-së Lulzim Basha për protestën te Unaza e Re në datën 23 Nëntor. Bashkë me te janë proceduar edhe zyrtarë të tjerë të PD-së për përplasjet me policinë, pengimin e aktivitetit të policisë, grumbullimin e paligjshem, pengimin e qarkullimit te mjeteve. Bashkë me ta janë proceduar dhe zyrtarë të tjerë të LSI. Ata akuzohen për tre vepra penale.

Pak orë më parë, kryetari i PD-së, Basha ka deklaruar se: “Është një provë e qeverisë së Edi Ramës dhe i mban ata si të burgosur politikë dhe liron kriminelët. Nesër do të publikojmë fakte tronditëse se sa e madhe është kjo vjedhje. Arrestimi dhe keqtrajtimi i 12 qytetareve që janë arrestuar këtu nuk duhet të ngelet jashtë vëmendjes së mediave”.

Njësoj si çdo ditë, në krye të protestës se Unazes se Re ndodhet kryetari i PD, Lulzim Basha dhe disa deputetë të opozitës. Po ashtu, protestuesit kanë bllokuar aksin Pallati me Shigjeta ish-sheshi Shqiponja nga të dy krahët, duke shkaktuar kaos në trafik.

Banorët kundërshtojnë projektin e zgjerimit të “Unazës së Madhe” i cili prek rreth 300 banesa, ndër to shtëpi banimi dhe biznese. Një pjesë e konsiderueshme e objekteve janë ndërtime pa leje dhe për rrjedhojë të palegalizuara. Pak më parë protesta e banorëve të “Astirit” degjeneroi në akte dhune përpara Kuvendit, teksa paralelisht zhvillohej seanca e Kuvendit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përvetësoi një shumë parash me anë të mashtrimit, prangoset 64-vjeçari

Arrestohet në hyrje të Kapshticës 64-vjeçari i shpallur në kërkim kombëtar. Mësohet se 64-vjeçari me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Këmbimi valutor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Në tregun e këmbimit valutor sot një dollar do të blihet me 93.9 lekë dhe…

LEXO ME SHUME