Lajme

Propagandisti i Kremlinit kërcënon Italinë: Ju kujtohet se si i puthnit duart e ushtarëve rusë?

Oligarku rus Vladimir Solovyov, i cili është gazetar dhe njëkohësisht mik i presidentit rus Vladimir Putin ka kërcënuar Italinë gjatë një përçartje në emisionin e tij.

Në TV rus Rossija 1, ai ka cituar një ngjarje historike: “Pyes veten nëse Milanos i kujtohet se si puthnin duart e ushtarëve rusë”.

Duket se Solovyov është revoltuar pasi sanksionet që perëndimi i ka vendosur Moskës, kanë prekur edhe katër vilat luksoze që ai zotëron në Itali dhe disa shtete të tjera europiane.

Solovyov i është referuar asaj që ka ndodhur në vitin 1799, kur gjenerali rus Suvorov udhëhoqi ushtrinë ruso-austriake, e cila mundi trupat revolucionarë francezë në Italinë e Veriut.

“Nëse jemi seriozë, nëse vërtet e kuptojmë se çfarë është në rrezik, atëherë le të dridhen bastardët. Pastaj do të ketë një tjetër kalim të Alpeve, nëse është e nevojshme. Mendoni për monumentin e Suvorovit, dhe kush e di nëse në Milano ata kujtojnë se si puthnin duart e ushtarëve rusë. Nëse tregoheni të vrazhdë me ne, kopila, duhet të dridheni. Rusët fillojnë ngadalë, por më pas ecin shpejt”, tha Solovyov.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close