Categories Lajme

Protesta hapet për partitë, çfarë do ndodhë të hënën…

I kanë thënë JO politikës që në ditën e parë të protestës dhe i kanë qëndruar stoikë deri dje kur thanë se janë të gatshëm të pranojnë çdokënd që i jep zë dhe mbështetje kauzës së tyre, qoftë edhe anëtar i një partie politike. Të rinjtë që kanë ditë që gdhijnë e ngrysin ditët në sheshin para Kryeministrisë janë të hapur edhe për të rinjtë e partive, me kushtin që të “zhvishen” nga ngjyresat.

“Përpara se të jenë pjesë e një forumi, janë studentë. Falënderoj kryetaren e LSI-së, PD-në dhe vetë Kryeministrin Edi Rama në rast se kërkon që forumet përkatëse të jenë pjesë e protestës. Uroj që të djegin kartat e anëtarësisë dhe të vijnë këtu për të mbështetur këtë kauzë. Do të ndalohet çdo thirrje partiake apo për mosbindje civile e bllokim rrugësh. Këtu nuk ka asnjë parti dhe asnjë nuk është Zot i kësaj proteste”, shprehet një prej studentëve, i cili i kërkon Kryeministrit të mos i monitorojë me dron, duke injoruar atë grusht njerëzish që kërkojnë atë që është e drejtë.

Sakaq, paraditen e së shtunës ka pasur një reagim të Kryeministrit Edi Rama në rrjetet sociale. Me një foto nga protesta, me “firo” të ndjeshme nga dita në ditë, ai flet për një grusht njerëzish që nën presionin e partive po mbajnë peng dialogun.

“Historia tregon për shumë raste kur dialogut i janë trembur qeveritë. Po s’ka bërë vaki kurrë që t’i tremben studentët dhe studentët sot në fakt nuk i tremben Dialogut, po presioneve kundër Dialogut, sharjeve e fyerjeve ndaj kujtdo që kërkon Dialog, të cilat porositen nga partitë përmes studentësh që ia kanë shitur shpirtin politikës më të mbrapshtë. Sidoqoftë, farsa e kësaj barrikade absurde kundër Dialogut s’ka për të zgjatur sa ka zgjatur”.

SKENARËT

Një protestë “e vakët” është cilësuar dita e shkuar e që me gjasë do të ruajë të njëjtin ritëm edhe sot. E njëjta axhendë, mbledhja nëpër fakultetet dhe marshimi sensibilizues drejt Kryeministrisë në orën 10:00. Më shumë flitet për ditën e hënë, një protestë kombëtare, së cilës pritet t’i mbështeten të rinjtë e PD-së e LSI-së. Si në çdo diskutim tjetër mbi përshkallëzimin e protestës, edhe dje janë diskutuar disa skenarë. Një grup mendojnë vijimin e qëndrimit përpara Kryeministrisë, ndërsa të tjerë mendojnë ta çojnë më tej, duke bllokuar rrugët apo edhe duke u ngujuar nëpër fakultete. Duke qenë se spontaniteti ka qenë kryefjala e kësaj proteste gjithëpërfshirëse, mbetet për t’u parë të hënën se si do të vijojë. Këshillat studentorë të fakulteteve, në deklaratën e radhës i kanë bërë thirrje çdo studenti, pedagogu, mësuesi, prindi e qytetari t’u bashkohen në protestën që nis nga ora 11:30 deri në 14:30 për të hedhur bazat e një arsimi cilësor./Panorama

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Dielë 21 dhjetor 2025

Dashi Do jeni shume te vendosur gjate kësaj dite t’i zgjidhni te gjitha problemet qe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedia në Lezhë, nëna i jep fund jetës pas vdekjes së djalit 42 vjeçar

Një dramë e thellë familjare, që duket sikur ka dalë nga skenat e një filmi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet 35-vjeçarja në Mirditë, qarkullonte me armë në makinë

Policia ka arrestuar një 35-vjeçare në Mirditë, pasi u kap teksa qarkullonte me armë zjarri…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Pavlin Prekës në Shkodër, policia zbardh ngjarjen pas 10 muajsh dhe arreston dy autorët

Dhjetë muaj pas vrasjes së 20-vjeçarit Pavlin Preka në Shkodër, policia ka zbardhur krimin dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Komentatori i famshëm i ndeshjeve të futbollit, Ismet Bellova, ndahet nga jeta

Gazetaria sportive shqiptare humbi një nga figurat e saj më madhore. Mbrëmjen e djeshme (20…

LEXO ME SHUME