Categories Lajme

Protestë për Klajdin/ Del para gjykatës algjeriani që vrau shqiptarin me shtizë

Autoritetet italiane kanë dhënë sot lejen për t’i kthyer familjes trupin e 23-vjeçarit shqiptar Klajdi Bitri të vrarë me shtizë nga një algjerian të dielën e kaluar në Sirolo të Ankonës. Që në mëngjes në morgun e Torrette është hapur një zyrë funerali ku ndodhen miqtë e 23-vjeçarit dhe vëllait të tij, 18-vjeçar.

“Do të qëndrojmë këtu derisa të nisej arkivoli” – thotë Kledian Kasa, një nga miqtë duke shtuar: “Ndoshta do të shkojë nesër, me anijen që niset nga porti i Ankonës”. Miqtë dhe vëllai i të riut do ta shoqërojnë trupin. Vendlindja e Klajdit në Lushnjë ka dërguar një autoveturë funerali për transportin me anije. Gjithashtu ka nisur një grumbullim fondesh për të ndihmuar familjen transportuar në Shqipëri trupin e viktimës.

Fatah Melloul, 27-vjeçari algjerian i akuzuar për “vrasjen me dashje” të Bitrit, duhet të qëndrojë në burgun e Montacuto. Gjyqtarja e Ankonës, Sonia Piermartini, para së cilës i riu doli për seancën e masës së sigurisë, ka konfirmuar ndalimin dhe ka vendosur masën e “arrestit në burg”. Gjatë seancës, por edhe marrjes në pyetje ai shfrytëzoi të drejtën për të qëndruar në heshtje.

Në ndihmë të tij ishte avokatja Sabrina Stefanelli, e cila nuk ka dashur të japë një version për ngjarjen e ndodhur. Siç dihet nga dëshmitë e njerëzve të pranishëm shkak për konfliktin u bë një mosmarrëveshje në trafik. Algjeriani është ankuar pse makina përpara tij ku udhëtonte një italian, mik i viktimës po lëvizte ngadalë.

Klajdi ka ndërhyrë për të shuar sherrin, por algjeriani ka marrë një pushkë peshkimi (fuzhnje) dhe e ka qëlluar 23-vjeçarin shqiptar i cili vdiq në vend. Sipas autopsisë, shtiza i kishte prekur zemrën dhe një pjesë të mushkërisë. Më pas algjeriani u largua me makinë me të dashurën e tij. Karabinierët e kishin mbajtur nën përgjim dhe 4 orë më vonë e prangosën duke u kthyer nga deti ku kishte shkuar për peshkim me të njëjtën shtizë.

Italianët, homazh për shqiptarin

Një tubim homazh për të kujtuar të riun shqiptar do të zhvillohet pasditen e së enjtes në Ankona. Tubimi do të zhvillohet në heshtje “pa tabela, parulla dhe pa slogane”, nënvizojnë organizatorët, miq të viktimës. Aktiviteti “ka qëllimin e vetëm të mbështesë familjen e djalit. Nuk do të lejohet protesta, brohoritjet dhe çdo gjest që përcjell dhunë verbale apo fizike” – thuhet në njoftim. Organizatorët kanë kërkuar një autorizim nga Shtabi i Policisë së Ankonës “e cila ka dhënë lejen dhe ka ofruar mbështetje”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shoferi shqiptar humb jetën në aksident me kamion në Itali, la pas dy fëmijë

Një 48-vjeçar shqiptar, prej vitesh emigrant në Itali, ka humbur jetën në një aksident tragjik…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Projekti TID në Durrës, banorët kërkojnë kompensim të drejtë nga shteti për prishjen e shtëpive

Që kur mësoi se shtëpia e tij pranë bulevardit “Epidamn” do të prishej për t’i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Dielë 21 dhjetor 2025

Dashi Do jeni shume te vendosur gjate kësaj dite t’i zgjidhni te gjitha problemet qe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedia në Lezhë, nëna i jep fund jetës pas vdekjes së djalit 42 vjeçar

Një dramë e thellë familjare, që duket sikur ka dalë nga skenat e një filmi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet 35-vjeçarja në Mirditë, qarkullonte me armë në makinë

Policia ka arrestuar një 35-vjeçare në Mirditë, pasi u kap teksa qarkullonte me armë zjarri…

LEXO ME SHUME