Categories Lajme

Nga 4 shtatori, nisin regjistrimet e studentëve në konvikte, ja procedura e re

Nga 4 shtatori, nisin regjistrimet për akomodimin e studentëve për vitin e ri akademik 2023-2024, pranë Rezidencës Studentore Universitare Nr.1 dhe Rezidencat e Universitetit Bujqësor.

Sipas Bashkisë së Tiranës, në 22 godinat e Rezidencën Studentore Universitare nr.1 përfshirë edhe 7 Rezidencat e Universitetit Bujqësor mund të akomodohen në total 6506 studentë.

Rezervimet për akomodim, mund të bëhen në platformën online, “Rezidenca Studentore Universitare Nr.1, Tiranë”.  Rezervimet online do të jenë te hapura gjatë gjithë vitit akademik dhe kryhen në linkun e mëposhtëm: https://qytetistudenti.tirana.al/

Për t’u regjistruar, studentët duhet të paraqesin kartën e studentit /vërtetim fakulteti; ID; 2 foto dhe mandatin e pagesës.

Godinat janë të rikostruktuara së fundmi me kushte bashkëkohore duke ofruar dhe salla studimi e wi-fi.

Disa prej godinave pas rikonstruksionit të plotë janë rikonceptuar në formën e mini-apartamenteve (3+2 dhe 2+2), me nyje sanitare në brendësi të saj dhe me kushte bashkëkohore dhe wi-fi.

Gjithashtu janë në proces rikonstruksioni 5 godina te tjera, konkretisht godinat nr.3,4,14,16,17 sipas projektit të KFW.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Vlorë-Orikum, “Audi” përplas këmbësoren me foshnjën 3-muajshe, mrekullisht shpëtojnë të dyja!

Një aksident rrugor dramatik ka ndodhur mesditën e sotme (29 gusht) në aksin Vlorë-Orikum, pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Prokuroria mbyll hetimet për Ylli Zallën

Pak ditë përpara se Ylli Zalla të arrestohej gjatë operacionit policor të koduar “Fundi i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I dhunuan nipin në Kavajë, 47-vjeçari arrestohet ndërsa po shkonte për të…

Me armë zjarri në automjet, po shkonte për të vrarë personat që kishin dhunuar nipin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 28 Gusht 2026

Dashi Edhe pse situata ne jetën tuaj ne çift do përmirësohet sot, serish nuk do…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO/ Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane rikthehet në Vjosë!

Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane është shfaqur sërish në hapësirën e lumit Vjosa. Ministri i…

LEXO ME SHUME