Categories Lajme, Politike

PS fitoi bashkinë e Vlorës, Dredha: Nuk do të ketë gjumë, vetëm punë për të bërë Vlorën lokomotivën e turizmit në të gjithë Shqipërinë

Qarku i Vlorës është një ndër qarqet ku është fituar nga kandidatët e Partisë Socialiste.

Drejtuesi politik i qarkut Blendi Klosi në fjalën e tij ka falenderuar të gjithë mbështetësit dhe ka theksuar se tashmë nis puna për të çuar para projektet e fituara në të gjithë bashkitë e qarkut.

Sipas tij ajo që vlen të theksohet është se kandidati i PS për bashkinë e Vlorës, Ermal Dredha ka fituar me  70%5 % më shumë se çdo kandidat tjetër të qarkut duke dëshmuar se mbështetja ndaj tij është e padiskutueshme.

Ndërkaq në fjalën e tij kryebashkiaku i zgjedhur, Ermal Dredha është shprehur se ndihet shumë i vlerësuar dhe në këto vite do të punojë shumë për të bërë Vlorën lokomotivën e turizmit në të gjithë Shqipërinë.

“Ndihem shumë i vlerësuar me votën që vlonjatët më besuan Vlorën, dhe ndihem shumë mirënjohës ndaj strukturave të PS që me përkushtimin e tyre bënë që ne të jemi në drejtimin tonë siç Vlora e Meriton.

Kjo vjen falë investimeve të bëra nga qeveria shqiptare dhe kryeministri i vendit. Ndihem i përulur për atë votë.

Unë si djalë Vlorë premtoj se nuk do të ketë gjumë por vetëm punë dhe shërbim për ta çuar Vlorën aty ku duhet, Vlora do të ndihet lokomotiva e turizmit për të gjithë Shqipërinë”, ka thënë Dredha.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Po ndërtonin pa leje në plazhin e Gjipesë, arrestohet 52-vjeçari, në kërkim 3 persona

Një 52-vjeçar është vënë në pranga pasi u konstatua se po ndërtonte pa leje në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë/ Shtylla elektrike bie papritur mbi makinë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Tiranë. Një shtyllë ka rënë mbi një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pas vendimit për t`u larguar nga shtëpia, Romeo bën lëvizjen e papritur

Teksa të gjithë prisnin që Heidi Baci dhe Romeo Veshaj të kalonin momente të bukura…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kreu manovra me makinën e vjedhur, arrestohet ‘skifteri’

Policia në Shkodër ka arrestuar një 37-vjeçar, pasi kreu manovra të rrezikshme me një makinë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I dënuar me 4 vite e 5 muaj burg për vjedhje dhe drogë, arrestohet polaku në Han të Hotit

Policia në pikën kufitare në Hanin e Hotit ka arrestuar një 61-vjeçar, të shpallur në…

LEXO ME SHUME