Categories Lajme

“Pusho shqip”/ Si mund të shkosh tek Gjiri i Shën Vasilit në gadishullin e Karaburunit

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi ftoi turistët vendas dhe të huaj të vizitojnë gjirin e Shën Vasilit në gadishullin e Karaburunit. Kjo verë është e jashtëzakonshme për shkak të situatës së pandemisë, por edhe një ftesë për të eksploruar Shqipërinë. Keni qenë ndonjëherë në Gjirin e Shën Vasilit? Nëse jo, pyetja e parë do të ishte si shkohet deri atje.

“Një gji i vogël natyror në gadishullin e Karaburunit, me ujë të kristaltë dhe i përsosur për zhytje. Të mbërrish nuk është e vështirë: mund të shkoni në rrugë detare apo të ndiqni rrugën automobilistike për të vazhduar më tej me biçikletë apo hiking”, shprehet ministri Klosi. Gjiri detar i Shën Vasilit ndodhet në pjesën e brendshme të gadishullit të Karaburunit, në faqen veriore të tij, ku spikat natyra mahnitëse. Plazhi të pashfrytëzuara, hapësira të gjelbra dhe një blu pa fund që të ofron deti.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME