Categories Lajme

15 kushtet e Parlamentit Europian, Haxhinastro: Përgjegjësia kryesore bie mbi maxhorancën

Edmond Haxhinasto, ish-deputeti i LSI, deklaroi sot se mazhoranca ka përgjegjësinë kryesore për përmbushjen e 15 kushteve të Parlamentit Europian mbi Shqipërinë dhe është koha për përgjegjshmëri, “përndryshe, ky do të jetë një dështim tjetër i dhimbshëm, një tjetër premtim madhor i pa mbajtur përpara shqiptarëve”.

Në një deklaratë nga selia e LSI, Haxhonasto theksoi: “Më 18 qershor, Parlamenti Evropian konfirmoi me Rezolutë se 15 kushtet e caktuara nga Këshilli Evropian duhen përmbushur nga Shqipëria, përpara thirrjes së Konferencës së parë Ndërqeveritare, që do të mbahet në fillim të vitit të ardhshëm.

Faktin që këto janë kushte, nuk e ndryshon dot as mohimi i tij nga mazhoranca, as besimi se me lobimin e fortë mund ta ndryshojmë qëndrimin e BE, në mënyrë të veçantë të disa shteteve kryesore, si Gjermani, Francë, Holandë, etj.

E vetmja mënyrë për t’i hequr ato nga axhenda mes nesh dhe BE është trajtimi i tyre me seriozitet dhe plotësimi sa më parë i tyre.

15 kushtet e Parlamentit Evropian janë vazhdim i detajuar më tej i atyre të Bundestagut gjerman. Tani, gjatë Presidencës Gjermane të BE, të filluar pak ditë më parë, nuk ka asnjë dyshim që interesi dhe përgjegjësia e Gjermanisë për ecurinë e zbatimit të këtyre kushteve do të jenë në nivelet maksimale, dhe për rrjedhim edhe vëmendja e tyre ndaj realizimit të këtyre kushteve.

Në fakt këto janë 15 kushte për të cilat mazhoranca ka përgjegjësinë kryesore: Përfundimi i reformës zgjedhore, dhe asaj në drejtësi; plotësimi i detyrimeve për funksionimin normal të institucioneve të drejtësisë; ndëshkimi i tjetërsimit të votës;

legjislacioni për median dhe pakicat, administrata publike dhe e drejta e pronës; si dhe ndalimi i azil-kërkuesve, janë përgjegjësi të lidhura drejtpërdrejtë me mazhorancën.
LSI dhe opozita ka shprehur në vazhdimësi nevojën për angazhim gjithëpërfshirës për gjithë politikën për interesin e integrimit në BE, detyrim i madh ndaj qytetarëve shqiptarë.

Shembulli i qartë ishte realizimi i reformës zgjedhore, e cila duhet formalizuar sa më pare në legjislacion. Afrimi i mëtejshëm me BE është gjithashtu një faktor themelor për zbutjen e efekteve të jashtëzakonshme negative në ekonomi, të shkaktuara nga pandemia si dhe nga keq-qeverisja në përgjithësi:

Klima e biznesit po përkeqësohet, niveli i jetesës po ulet për shumicën e shqiptarëve, borxhi dhe deficiti buxhetor po rriten. Ndërsa integrimi evropian është për qytetarët shqiptarë mundësi për një jetë më të mirë, për një shtet të drejtë qe i krijon mundësi për të gjithë, për arsim cilësor dhe punësim, për një të ardhme me shpresë për të rinjtë këtu në vendin e tyre. Është koha që përgjegjësia dhe veprimi konkret të fokusohet tek të gjithë detyrimet e tjera ndaj BE. Përndryshe, ky do të jetë një dështim tjetër i dhimbshëm, një tjetër premtim madhor i pa mbajtur përpara shqiptarëve.”

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Itali, 3 të arrestuar, mes tyre dy vëllezër!

Policia italiane arrestoi 3 shqiptarë si pjesë e një operacioni kundër trafikut të drogës midis…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhet vrasja e Rexhep Ismailit në lokalin e tij, ishte në tavolinë me Tori Ruçin! Lulzim Tabaku dhe grupi i tij shpallen në kërkim

Drejtori i Policisë së Vlorës Elidon Çela, ka dalë sot me një deklaratë për mediat lidhur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 8 Maj 2026

Dashi Gjate kësaj dite do merren vendime mjaft te rëndësishme për jetën ne çift. Do…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Turizmi/ Kriza për punëtorë, pagat sezonale në Jug për pastruese arrijnë deri në 1,200 euro! Rritet me 20% oferta për punonjës

Ashtu si një vit më parë, edhe këtë sezon turistik baret, restorantet dhe hotelet në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vritet në lokalin e tij në Sarandë, Ismaili, pjesë e strukturave drejtuese të PD, deputetja demokrate: E tronditur, autorët të vihen para drejtësisë

Rexhep Ismaili, 66-vjeçari i cili një ditë më parë u ekzekutua me armë zjarri në…

LEXO ME SHUME