Categories Lajme

Manastirliu nxjerr mesazhin e mjekut: Shmangni grumbullimet!

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, ka ndarë në Facebook një videomesazh drejtuar qytetarëve nga prof. Astrit Bimbashi në maternitetin “Koço Gliozheni”. Duke bërë apeluar të dëgjohet mesazhi i prof. Astrit Bimbashit, Ministrja Manastirliu thekson se qytetarët duhet të vendosin maskën mbrojtëse, të kujdesen për higjenën personale dhe të ruajnë distancimin fizik nga njëri tjetri. Mjeku ju bën apel qytetarëve të respektojnë rregullat, masat dhe protokollet e rekomanduara nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Bimbashi nënvizon se çdo grumbullim tashmë është i rrezikshmen, ndaj apelon qytetarët të shmangin ardhjen e shumta në maternitet për të mbrojtur familjarët dhe veten e tyre.

Mesazhi i plotë drejtuar qytetarëve nga mjeku prof. Astrit Bimbashi: Ne jemi në spital dhe në spital ne duhet të mbrojmë veten, duhet të mbrojmë nenat, bebet e sapolindura. Të vazhdojmë të zbatojmë masat që ka aplikuar Ministria e Shëndetësisë, të zbatojmë protokollet e saj. Na duhet të themi që njerëzit që vijnë në spital, megjithëse ne mundohemi të mos i lejojmë pavarësisht se për babain është një zgjidhje jo fortë e mirë nga pikëpamja Sociale, por grumbullimet e njerëzve që janë jashtë spitalit janë po aq të rrezikshme sa çdo lloj grumbullimi tjetër kudo qoftë. I ftoj të gjithë të distancohen sa më shumë nga ambiente ku ka shumë njerëz, nga ambiente ku riskojnë veten e tyre, riskojnë prindërit e tjerë, riskojnë personelin, riskojnë nënat që sapo kanë lindur. Shoh grumbullime nëpër klube, restorante, nëpër pazare, jashtëzakonisht të mëdha dhe shumë afër njëri-tjetrit, dua t’ju them qytetarëve që riskojnë në radhë të parë prindërit, fëmijët dhe vetveten e tyre. Por mosha e tretë dhe e katërt riskojnë jashtëzakonisht shumë, siç e keni parë tashmë në gjithë botën.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

“Kam 3 muaj që lus menderen e atyre”, Erion Braçe akuzon bashkinë e Tiranës për rrugët copë-copë në Selitë (VIDEO)

Erion Braçe reagoi ashpër për gjendjen e rrugëve në lagjen Selitë e Tiranës, në njësinë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dhunimi barbar i ish-kryetarit të PD-së në Lezhë, autorët i thyen këmbët dhe i prenë veshin

Një ngjarje e rëndë ndodhi në qarkun e Lezhës mbrëmë, ku ish-kryetari i PD-së në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Itali, 3 të arrestuar, mes tyre dy vëllezër!

Policia italiane arrestoi 3 shqiptarë si pjesë e një operacioni kundër trafikut të drogës midis…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhet vrasja e Rexhep Ismailit në lokalin e tij, ishte në tavolinë me Tori Ruçin! Lulzim Tabaku dhe grupi i tij shpallen në kërkim

Drejtori i Policisë së Vlorës Elidon Çela, ka dalë sot me një deklaratë për mediat lidhur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 8 Maj 2026

Dashi Gjate kësaj dite do merren vendime mjaft te rëndësishme për jetën ne çift. Do…

LEXO ME SHUME