Categories Lajme

“Qelbësirë, ku*vë”/ Burri që mban dy gra, përballet vajza e tij me dashnoren prej vitesh tek Eni Çobani, skandalizohet publiku

“Janë 23 vite, më ka marrë më qafë që 17 vjeç. Sa ka qarë nëna ime…”, kështu u shpreh sot gjatë seancës së ndërmjetësimit në rubrikën “Shihemi në gjyq”,  Sonila, gruaja e cila bashkëjeton prej 23 vitesh me një burrë të martuar.

Siç tregon ajo, më 1997-ën bashkëjetuesi i saj, kur ajo ishte vetëm 17 vjeç, i ka shkuar në shtëpi bashkë me një shok për ta marrë dhe për ta nisur drejt Italisë. “Zonja Eni kam pasur mamin se sot do kisha përfunduar rrugëve të Italisë”, shtoi ajo. Gjatë rubrikës, Sonila gjithashtu u përball me gruan dhe vajzën e bashkëjetuesit, të cilat pretendohet se nuk lejojnë që bashkëjetuesi i saj të japë atësinë dhe pranoi se ishte e gatshme të firmosë që nuk kërkon pasuri, por vetëm atësinë për djalin e saj.

Sonila, bashkëjetuesja: Babës tënd i kam thënë disa herë hiq dorë nga jeta ime.

Denisa, vajza e Gëzimit: Shumë mirë, drejtohu në polici sepse merren ato. Të ka dashur qejfi vetë.

Sonila, bashkëjetuesja: Janë 23 vite, më ka marrë më qafë që 17 vjeç. Sa ka qarë nëna ime, i di gjërat ajo grua.

Denisa, vajza e Gëzimit: Ti aq karakter ke që ia lejon vetes.

Sonila, bashkëjetuesja: Denisa më dëgjo vetëm dy fjalë. Babën tënd unë nuk po e ndaj. Edhe sot që jam me fëmijë, i kam thënë ik te fëmijët tuaj sepse i ke gocat gra. Ai më ka thënë ti s’ke punë se çfarë bëj unë. Ti i ke rënë telefonit disa herë, ai të thoshte jam ke shoku, jam ke shoku.

Denisa, vajza e Gëzimit: Ti i ke rënë telefonit disa herë.

Sonila, bashkëjetuesja: E ka kapur çuni, mos shkofsha gjallë në Elbasan.

Denisa, vajza e Gëzimit: Mos e fut çunin në këtë mes. Ti ke qenë ajo që ke ardhur te lokali dhe ke kërkuar babin tim. Me çfarë fytyre vjen.

Sonila, bashkëjetuesja: I kam thënë babit tënd hiq dorë. E kam çuar në polici, nuk hiqte dorë, pyete. Ik pyet policinë e Elbasanit sa herë ka qenë baba jot atje.

Eni Çobani: Denisa çfarë di ti për këtë histori?

Denisa, vajza e Gëzimit: Unë di vetëm kaq që kam pasur një jetë totalisht të shkatërruar si nga ana psikologjike edhe nga ajo ekonomike. Kemi pasur situatë të vështirë ekonomike, por kemi këtë situatë që kemi sot dhe shkak ka qenë ajo femër.

Sonila, bashkëjetuesja: Ka qenë baba jot, ai injoranti jot. Unë do ta fus në burg.

Denisa, vajza e Gëzimit: Jam shumë e shokuar dhe për të gjitha fjalët ofenduese kjo do të mbajë përgjegjësi ligjore. Babi im ka qenë prezent në familje, i ka kryer detyrat e veta, nuk ka munguar gjë.

Eni Çobani: Kur morët vesh që ai ka një tjetër bashkëjetuese dhe që ka ardhur në jetë një djalë, çfarë ndodhi në familjen tuaj?

Denisa, vajza e Gëzimit: Fillimisht i kërkova një ADN, asgjë më tepër. Nëse ai fëmijë është i babait tim, jam shumë dakort sepse ai fundja është fëmijë i pafajshëm. Unë vihem në pozicionin e tij. E di mirë çfarë do të thotë të rritesh nën tension psikologjik, të cilat vinin  si rezultat i asaj femre.

Eni Çobani: Ti e pranon që je bërë me një vëlla?

Denisa, vajza e Gëzimit: Unë do ta pranoj vetëm nëse më bie në dorë rezultati i ADN-së. Çdo njeri mund të ketë dyshime, mund të dyshojë edhe në vetvete. Në momentin që rezultati i ADN-së del në rregull, jam dakord që babi im t’i përgjigjet çfarëdolloj detyrimi.

Sonila, bashkëjetuesja: Zonja Eni babai i saj më 1997-ën më ka ardhur në shtëpi bashkë me një shok dhe donte të më çonte në Itali. Babai më vdiq, po ka qenë mami im që i ka thënë sa të jem unë gjallë goca nuk del nga dera e shtëpisë. Zonja Eni kam pasur mamin se sot do kisha përfunduar rrugëve të Italisë. Kam qenë 17 vjeç.

Eni Çobani: Ai ka dashur të të prostituojë, është shumë e rëndë kjo, duhet ta kishe denoncuar.

Denisa, vajza e Gëzimit: E kemi denoncuar, mami im i thoshte lërë gocën rehat, ai i thoshte që unë e gënjeja.

Denisa, vajza e Gëzimit: Ajo flet sipas interesit të vet.

Sonila, bashkëjetuesja: Skam asnjë interes, atë fëmijë do ta rris vetë. /tvklan.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME