Categories Lajme

Veliaj: Do hapim dhe konviktet për qytetarët e prekur nga tërmeti

Në Këshillin Bashkiak të Tiranës po zhvillohet mbledhja e shtabit të emergjencave, ku në fokus të diskutimit mbetet pasyqimi i dëmeve të shkaktuara nga tërmeti i djeshëm. Kryebashkiaku Veliaj është shprehur se kraasa qendrave sociale, bashkia do të bëjë gati dhe disa prej konvikteve të studentëve për të akomoduar ata qytetarë shtëpitë e të cilëve kanë pësuar dëmtime.

“Duhet të vlerësojmë se cilat nga këto familje duhet të kenë nevojë për strehim afatgjatë. Unë isha tani te qendra sociale pashë një familje që kishte rastin e një personi të paralizuar, familjeve të tjera që ishin me shumë fëmijë. Nëse ekipi e vlerëson që është afatgjatë, të strehohen ose te qendrat sociale ose në një nga konviktet. Për nevojat bazë, higjienike dhe fjetje konviktet janë perfekt. Kryeministri ju bëri ofertën për në kavalishencë. Por kur njerëzve nga Durrësi u duket larg, imagjinoni sa u duket banorëve të Tiranës. Nëse u duket larg kavalishenca, kemi këtë plan në Qytet Studenti. Nuk e kemi problem, në raste unike që kemi, siç janë disa pallate, sa të merret një vendim, ne fare mirë mund t’i strehojmë te konviktet dhe banesat sociale. Një nga konviktet të pastrohet dhe të bëhet gati për ata që nuk u konvenon që të shkojnë në kavalishencë”, tha Veliaj.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME