Categories Lajme

Rama “kry.qëzon” dhe bën ‘për një lek’ prefektin e Durrësit Roland Nasto, shkak Meta

Kryeministri nuk ia ka falur prefektit Roland Nasto takimin dhe daljen para mediave në krah të Presidentit, për të cilin Kuvendi ka filluar hetimin për shkarkimin nga detyra. Rama, duke qëndruar fort në idenë se pazaret përmes urave direkte të komunikimit me Metën i bën vetëm ai, i ka thënë prefektit të Durrësit se me dritat në stadium është marrë ai si kryeministër dhe kjo të mos ndodhë më. Ndonëse kjo është detyrë e kryebashkiakes Sako. Zemërimi i Ramës është i “certifikuar” në rastet e “flirteve” me Metën, Xhafaj e Veliaj e kanë provuar në kurriz

Kur vjen puna për bashkëpunimin me Ilir Metën, Edi Rama nuk të fal, pasi e quan këtë vetëm “eksluzivitet” të tij dhe të askujt tjetër.

Nuk lejon kurrsesi që ndonjëri prej vartësve të tij të vendosë “ura” direkte komunikimi me kreun e shtetit, ndërkohë që ka dhe një komision hetimi parlamentar për shkarkimin e tij.

Dhe kur e provoi ish ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj të përfshihej në aleancë me Metën, duke pasur në krah dhe Erion veliajn, të gjithë e dinë se si e degdisi Rama, duke e detyruar të japë dorëheqjen nga posti i ministrit si dhe duke dorëzuar vëllain Agron në burgjet italiane.

Ndërsa Erion Veliaj u “thye” në mes duke iu përulur Ramës, madje duke u detyruar të sulmojë dhe Ilir Metën dhe Monikën, si dhe duke e lënë një baltë Fatmir Xhafajn, aleatët e tij.

Por sot Rama ka qënë sërish radikal në drejtim të një njeriu tjetër që qëndroi nën shoqërinë e Metës, madje shkëmbyen numrat e telefonit, pikërisht ndaj Prefektit të qarkut të Durrësit.

Kështu, kryeministri Edi Rama gjatë mbledhjes së sotme me prefektët e vendit në ministrinë e Mbrojtjes në lidhje me detyrat për përballimin e situatës së krijuar për shkak të tërmetit të fortë të rënë ditën e djeshme, i ka bërë kritika të forta prefektit të Durrësit.

Sipas Ramës, prefekti Roland Nasto nuk ka bërë punën e tij mbrëmë dhe ka urdhëruar që kjo gjë mos të përsëritet, kohë e cila përkon pikërisht me momentet kur Nasto ka qënë nën shoqërinë e presidentit Ilir Meta në Durrës.

Bëhet fjalë për faktin se stadiumi ishte pa drita, ndonëse kjo është një detyrë neto e kryetares së Bashkisë së Durrësit Valbona Sako, jo e prefektit. Por që Rama kishte inatin e takimit me Metën.

“Mbrëmë nuk e di deri në çfarë ore jam marrq unë me dritat e stadiumit, kjo nuk është gjë e mirë. Prandaj sot stadiumi duhet të jetë i hapur dhe i pajisur me të gjithë strukturën akomoduese, janë 700 shtretër në kovaleshencën e mbrojtjes në dispozicion.

Tërmetin nuk e parashikon dot askush. Nuk do të thotë aspak se ajo që ndodhi do të vijojë, por tërmeti është në psikologjinë e njerëzve akoma. Prandaj duhet t’u ofrojmë gjithçka, stadiumin e hapur të ndriçuar dhe kapacitetet, autobus në dispozicion”, tha Rama.

Pasditen e djeshme, presidenti, Ilir Meta, teksa udhëtoi drejt Durrësit, aty ku ishte dhe epiqendra e tërmetit që goditi vendin, rreth orës 17:24 u fut në Prefekturën e Durrësit, ku zhvilloi një takim me prefektin Roland Nasto, pqe t’u njohur në detaje me pasojat.

Pas takimit, Meta me prefektin e Ramës në krah, në një prononcim për gazetarët apeloi qytetarët të ruajnë qetësinë, ndërsa kërkoi nga institucionet marrjen e masave.

Pikërisht këtë nuk ka falur Rama për prefektin Nasto, i cili duke shfrytëzuar dhe faktin se kryeministri ishte në udhëtim drejt Shqipërisë, pas anulimit të vizitës në SHBA, ka takuar dhe ka shoqëruar Metën dhe në daljen para medias./Pamfleti/

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Rama u heq tenderat ministrave: Nuk do të kenë asnjë lidhje!

Nga data 25 prill asnjë ministër apo institucion varësie nuk mund të merret më me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rama u heq tenderat ministrave: Nuk do të kenë asnjë lidhje!

Nga data 25 prill asnjë ministër apo institucion varësie nuk mund të merret më me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Egla dhe Juli e nisin ditën me sherr. Aktorja: Pervers, shikon gratë!

Dy aktorët Juli dhe Egla kanë debatuar sërish ashpër këtë mëngjes, ku nuk kanë munguar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Alternime kthjellimesh dhe varënsira mesatare, si do ndryshojnë temperaturat sot

Alternime kthjellimesh dhe vranësira mesatare, si do ndryshojnë temperaturat sot Ditën e sotme vendi ynë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Këmbimi valutor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Në tregun e këmbimit valutor sot një dollar do të blihet me 93 lekë dhe…

LEXO ME SHUME