
Një adoleshent 16-vjeçar, i quajtur Aiden Fucci është dënuar me burgim të përjetshëm, pasi goditi 114 herë me thikë 13-vjeçaren, Tristyn Bailey.
Para nisjes së gjyqit, në shkurt, 16-vjeçari u shpall fajtor për vrasje të shkallës së parë. Ngjarja ndodhi në vitin 2021, më 9 maj, në shtëpinë e viktimës, kur Aiden ishte vetëm 14 vjeç. Më pas, ai e fshehu trupin e Tristyn në një pyll.
Fucci mori dënimin maksimal dhe e ëma e viktimës, Stacy Bailey, u shpreh: “Aiden Fucci ndërmori një vendim të tmerrshëm më 9 maj 2021 dhe i mori jetën personit që unë solla në këtë botë. Ju lutem, mos mendoni se ai mund të rehabilitohet. Ai nuk ka shpëtim”.
Për Fucci-n, dënimi mund të ishte edhe me vdekje, por falë moshës së tij të re, u dënua me burgim të përjetshëm. Ndërkohë, ngjarja ka tronditur gjithë Floridën dhe gjykatësi i çështjes, Lee Smith u shpreh: “Kjo është ndoshta një ndër çështjet më të vështira dhe shokuese, me të cilat jemi përballur”.