Categories Lajme

Rama flet para shqiptarëve: Kjo është ç’njerëzore, karakteri i dobët i një lideri politik bën që…

Akuzave të kryedemokratit Basha për fshehjen numrit të personave që kanë ndërruar jetë nga Covidi, kryeministri i është përgjigjur me anën e një video-mesazhi për qytetarët. Rama thekson se është jo njerëzore të nxjerrësh foto nga morgue, dhe shprehet se Shqipëria është vendi i vetëm në botë ku kreu i opozitës dhe presidenti bëhen aleat me virusin. “Ky virus që po sulmon të gjithë njerëzit, është sprovë e jashtëzakonshme për të gjithë, për karaketrin e kombeve, shoqërive dhe individëve. Këtë sprovë, ashtu si dhe sprovën e tërmetin, ne shqiptarët nuk e kemi zgjidhur, por do ta përballojmë me forcën e karakterit tonë. Askush nuk mund të fajësohet se vendi u godit nga tërmeti apo pandemia, por mënyra e reagimit na tregon se kush jemi ne.

Tërmeti la pas pasoja për një kohë të gjatë rimëkëmbje, ndërsa virusi godet nga pak për një kohë të tejzgjatur. Në të dyja rastet del pah karakteri ynë, si popull. Jam krenar se si ne si popull kemi reaguar në të dyja rastet, dhe njerëzit janë të bashkuar, qoftë duke ndihmuar të pastrehët e tërmetit, qoftë ata të prekur nga Covid. Jam krenar se si forcat e këtij shteti janë vënë në dispozicion të njerëzve në nevojë. S’lë dot pa përmendur një pakicë të zhurshme që hedh baltë e pështyma. Të sharat e atyre mua më bëjnë më të fortë dhe më japin më shumë energji për t’i përballur në çdo fushë. Ka një dallim mes kritikave dhe sharjeve. Këto të fundit ma ndezin gjakun kur duhet të përballem publikisht me ta. Ne mund të kemi opinione të ndryshme, kjo është demokraci, por të shash e të shpifësh në një luftë si kjo nuk është lulzim i demokracisë.

Kjo është jo-njerëzore të nxjerrësh foto nga morgue. Nuk mundet që deri te Presidenti të krijojë komitetin e tij alternativ, dhe opozita të krijojë komitetet e veta. Ne jemi i vetmi rast në Europë ku qeveria lufton çdo moment, opozita dhe Presidenti bëjnë aleancë me Covid për të rrëzuar qeverinë. T’i thuash popullit që qeveria po fsheh numrin e të v dekurve, kjo është brutalisht çnjerëzore. Si mund të arrihet deri këtu pavarësisht karakterit të dobët të një lideri politik?,” tha Rama.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vodhi një automjet një ditë pasi u lirua nga amnistia, arrestohet autori në Pogradec

Një ditë pasi u lirua nga qelitë e burgut për shkak të aministisë, i dënuari…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali/ “Vdes për p… dhe lekë”, avokati i kërkon favore seksuale klientes, bashkëpunon me ish-burrin e saj

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së enjtes një avokat, i cili i kërkon favore seksuale…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mjeku specializant i Spitalit të Traumës, ndahet nga jeta në një moshë të re

Një mjek specializant në Tiranë është ndarë nga jeta në moshë fare të re. Krios…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rekord absolut shqiptar! Ky është i dënuari që sapo doli nga burgu dje, vodhi një makinë

Në foto është Ardian Isufi pogradecari që ditën e djeshme la qelitë e burgut të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plas grushti te Bashkia e Pukës, ndërhyn edhe kryebashkiaku Rrok Dodaj

Një ngjarje e paprecedentë është regjistruar rreth orës 16:30 të një dite më parë  në…

LEXO ME SHUME