Categories Lajme

Nuk e lejuan të futej në supermarket, shqiptarin në Itali nuk e mbajnë nervat dhe…

Një shqiptar 29-vjeçar, rezident në San Marcello Piteglio ka shkaktuar panik pranë një supermarketi, teksa ka qëlluar tri herë në ajër me një pistoletë me fishekë manovre. Shkaku ishte absurd, për inat të personelit të supermarketit që nuk e lejoi të hynte brenda vetë i dytë, për shkak të rregullave të imponuara nga pandemia. Incidenti ndodhi mbrëmjen e 13 nëntorit, por u raportua dje, kur të shtënat që erdhën nga një makinë në lëvizje shkaktuan alarm në zonën me popullsi e trafik të ngjeshur.

Pas mbërritjes së policisë, një dëshmitar tha se dikush kishte nxjerrë dorën nga dritarja e një Opel Astra Coupé me ngjyrë gri, kishte shtirë tri herë dhe ishte larguar drejt qendrës së qytetit. Kërkimet në zonë gjetën edhe një nga gëzhojat e fishekëve të manovrës. Një tjetër dëshmitar tha se autorë mund të ishin dy persona që pak më herët kishin hyrë në supermarketin Conad, por kishin dalë shpejt, pasi nuk i kishin i kishin lejuar të hynin të dy Një dëshmitar jashtë supermarketit tha se kishte parë dy të rinj të hipnin në Opel Astra gri metalizato, e cila i kaloi pranë, dhe drejtuesi kishte dorën e majtë jashtë e shtiu dy ose tri herë në ajër.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Në aksin Kuç-Qeparo, Shkrumbohet një automjet

Një automjet është përfshirë nga flakët dhe është shkrumbuar plotësisht në aksin rrugor Kuç–Qeparo. Menjëherë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U godit nga shtylla e telekomunikacionit, ndërron jetë 27-vjeçari në Itali

Një 27-vjeçar shqiptar, i cili u shtyp nga një shtyllë telekomunikacioni në Itali më 26…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e enjte 2 korrik 2026

Dashi Mesa duket nuk dëshironi ta angazhoni këtë ditë të re me përgjegjësi dhe aktivitete.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tensione para Kuvendit, policia shoqëron disa protestues

Tensione janë shënuar para Kuvendit teksa pritet që të nisë seanca e sotme plenare, ndërsa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në një lokal në Vlorë në orët e para të mëngjesit

Një shpërthim i fuqishëm me lëndë plasëse, e cila dyshohet të ketë qenë tritol, ka…

LEXO ME SHUME