Rama përmes një postimi në Facebook shkruan se sot ka pasur vetëm 37 shkelje të rregullit.
Ai tha se edhe Zvicrës i duken fantazi një gjë e tillë, por ai apeloi që gjendja të mbahet kështu.
Rama: Në gjithë Shqipërinë sot vetëm 37 shkelje të rregullit për vetëkarantinimin e të ardhurve nga Italia 14 ditët e fundit. Nuk di ç’të them, se 37 shkelje në gjithë vendin edhe Zvicrës i duken fantazi por lus zotin që ta mbani kështu veten në vazhdim dhe mos ta pësojmë si ato ndeshjet e kombëtares kur i hamë golat në fund e dalim nga stadiumi si…