Categories Showbiz

Xhihan i “Fate të kryqëzuara” pjesë e një seriali të ri/ Fansat reagojnë ashpër

Aktori Erkan Petekkaya, i njohur në vendin tonë si “Xhihani” i serialit “Fate të kryqëzuara”, është rikthyer në ekran me një serial të ri që po transmetohet aktualisht në Turqi. “Gel Dese Ask” mban titullin ky serial që pritej të kishte shumë sukses, por nuk ka ndodhur kështu. Teleshikuesit kanë reaguar ashpër për historinë e këtij seriali që flet për një tradhëti. Në këtë serial, aktori 50-vjeçar luan rolin e një burri të martuar, baba i dy vajzave.

Ai takohet rastësisht me një vajzë 20-vjeçare dhe bie në dashuri me të. Kjo e fundit nuk e di që ai është i martuar dhe mes tyre lind një histori. Pas episodit të parë që u transmetua javën e kaluar në Turqi, teleshikuesit e kanë kritikuar regjisorin e skenaristin e serialit për dy arsye, tradhëtinë bashkëshortore dhe diferencën e madhe në moshë mes dy aktorëve.

Një komentues shkruan: “S’keni turp që transmetoni një serial të tillë, ky bashkëshort tradhëton gruan me një vajzë që ka moshën e bijës së tij dhe e quani këtë “dashuri”. Ndalojeni menjëherë këtë serial”. Komente të tilla kanë qenë të shumta prandaj pritet që ky serial të ndryshojë rrjedhën gjatë episodeve në vazhdim. Vetë aktori Erkan Petekkaya ende nuk ka bërë një deklaratë për reagimet e ashpra./CNA.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

“A më godet që të ndihesh burrë?!”- Rrëfimi tronditës i aktores Sharon Stone: Babai im më hidhte nga shkallët dhe më rrihte!

Aktorja e njohur Sharon Stone ka folur për abuzimin që pësoi si fëmijë nga ana…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Dua Lipa dhe Callum Turner mund të martohen këtë verë në Palermo, këngëtarja dhe aktori po planifikojnë ‘dasmën e vitit’ në qytet

Korrikun e kaluar, këngëtarja Dua Lipa ndau në Instagram një seri fotosh nga pushimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Ia dolëm”/ Emocionuese në Big Brother, pas shumë vitesh Stenaldo takon të vëllanë, të gjithë në lot

Një surprizë emocionuese ndodhi këtë mbrëmje për Stenaldon. Pas shumë vitesh, ai u takua me…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tensione në BBV, Kristi përplaset me Rogertin dhe e lag me ujë (Video)

Një debat për menaxhimin e buxhetit ka shkaktuar tension mes banorëve në shtëpinë e Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Kinematografia turke në zi! Ndahet nga jeta aktori i famshëm turk i serialit “Ezel”!

Ndahet nga jeta në moshën 45-vjeçare aktori i famshëm turk Kanbolat Görkem Arslan. Arslan, i…

LEXO ME SHUME