Categories Lajme

Koronavirusi vret mjekun italian të ambulancës; Vdiq në krevat pasi i tha gruas se ishte “shumë mirë”

Një para-mjek italian i emergjencës që vdiq nga koroanvirusi, vetëm disa orë më herët i kishte thënë gruas së tij se ishte shumë mirë, raportojnë mediat italiane.

47 vjeçari Diego Bianco, i cili punonte me shërbimin italian të ambulancave vdiq dje në shtëpinë e tij në Montello, në veri të Italisë, ku jetonte më gruan dhe djalin e tyre

Para-mjeku nga Bergamo ishte testuar një ditë më parë për COVID-19 pasi ai dhe disa kolegë kishin shfaqur simptoma të koronavirusit, ndërsa vdiq vetëm pas dy ditësh.

Gruaja e tij e shtangur Maruska Capoferri tha se një natë para se të vdiste Diego i tha: “Shko të flesh e dashur, nuk kam për të vdekur nga kjo. Dua vetëm një pozicion të rehatshëm për të fjetur”.

Ata kishin nisur të flinin në dhoma të ndryshme që prej nisjes së simptomave. Dy orë më pas kur Maruska u kthye ta kontrollonte dhe gjendja ishte përkeqësuar teksa vështirësitë në frymëmarrje i kishte shkaktuar një atak kardiak.

Maruska tha se ambulanca erdhi rreth 20 minuta më pas, dhe u munduan ta shpëtonin Diegon por nuk arritën. Ai nuk kishte gjendje të tjera problematike të shëndetit.

Qendra shëndetësore ku ai punonte ishte dezinfektuar në fillim të javës  dhe punonjës të tjerë shfaqën simptoma koronavirusi dhe qëndruan në shtëpi. Kolegët e tij thanë se vdiq për një ditë e gjysmë pas përkeqësimit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë,Gjendet i pajetë në banesë 25-vjeçari

Më datë 14.06.2026, ora 04:35, në Astir, në ambientet e banesës, është gjetur pa shenja…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Moisi Habilaj është arrestuar në Borsh pas disa vitesh në kërkim

Gjykata e Apelit në Katania kishte konfirmuar dënimin e tij me 15 vite burg. Pas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME