Categories Lajme

Ja kush është themeluesi i Akademi.al/ Dean Çelaj, djali me bursë të “Fondit të Ekselencës”dhe medaje në “First Class Honours”

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Besa Shahini, në një postim në rrjetin Facebook, ka prezantuar krijuesin e platformës akademi.al, ku nxënësit po mësojnë falas leksione të matematikës dhe shkencave.

Ajo ka publikuar një video-selfie të Dean Çelaj, i cili ka mbaruar studimet në “University College London” me bursë nga “Fondi i Ekselencës” nga Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë (MASR).

“Ju prezantoj Dean Çelaj-n, i cili me bursë të “Fondit të Ekselencës” mbylli studimet në Teknologji Informacioni në University College London me medalje “First Class Honours”. Deani është krijuesi i platformës Akademi.al, ku nxënësit patën mundësi të aksesojnë falas leksione të matematikës dhe shkencave” – shprehet Ministrja Shahini.

Çelaj, në video-prezantim shprehet se platforma akademi.al kishte nisur si dëshirë e tij për të dhënë kontribut nga eksperienca e mbledhur ndër vite.

“Për shkak të kësaj situate emergjente, unë kam vendosur të ofroj falas 900 mësime në platformën akademi.al, në kanalin tonë në Youtube, si dhe në RTSH. Në bashkëpunim me MASR, po punojmë për të shtuar numrin e videove dhe për të mësuar sa më thjeshtë, ju mund të regjistroheni direkt te platforma akademi.al” – thotë Çelaj.

Ai gjithashtu bën një thirrje për të gjithë, që gjithsecili të ndjekë udhëzimet përkatëse për të kaluar sa më shpejt këtë situatë të vështirë.

– https://www.akademi.al/ – Platforma Akademi.al

Top Channel

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë,Gjendet i pajetë në banesë 25-vjeçari

Më datë 14.06.2026, ora 04:35, në Astir, në ambientet e banesës, është gjetur pa shenja…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Moisi Habilaj është arrestuar në Borsh pas disa vitesh në kërkim

Gjykata e Apelit në Katania kishte konfirmuar dënimin e tij me 15 vite burg. Pas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME