Categories Lajme

Basha: Urgjente pajisja me kite dhe tampone për të bërë analiza për këdo që dyshohet se është i prekur

Në një dalje live në Youtube, kreu i PD-së, Lulzim Basha ka bërë propozimet e tij ndaj qeverisë në luftën ndaj koornavirusit.

Basha tha se është urgjente pajisja me kite për të bërë analiza për këdo që dyshohet se është i prekur.

“Mirënjohje e urimin tim që të jeni mirë. Urim të veçantë për bashkëqytetarët e konfirmuar të prekur, me përkushtimin e mjekëve do arrini ta mposhtni. Përsëris mirënjohjen për çdo mjek. Qeveria të marrë masa për jetën e shëndetin e mjekëve, çdo vonesë është e pafalshme. Po kaq urgjente është pajisja me kite për të bërë analiza për këdo që dyshohet se është i prekur. Dua të jem i qartë, transparenca është armiku numër një. Qytetarët duhet të informohen në kohë, jo vetëm për gjobat, port ë informojë për kapacitetet që ka vendi ynë e planin për përballimin e fluksit.

Sot kemi nevojë për solidaritet, jemi bashkë në këtë sfidë, po punojmë për ditë me ekspertët tanë por edhe për t’i propozuar qeverisë masa të mirëstudiuara. Sot ekonomia po kalon një kohë shumë të vështirë. Ka nevojë për garanci e mbështetje, qeveria duhet të marrë sa më shpejt masa, t’i paraprijmë krizës, jo ta ndjekim pas, ndryshe rrezikojmë shumë. Ne kemi propozuar disa masa të veçanta. Frika e pamundësia për të mos përballuar financiarisht furnizimin me ushqime. Nuk ka më kohë për të pritur, i bëj thirrje qeverisë, të rishikojë buxhetin e shtetit 2020 dhe të ndërmarrë masa në mbështetje të qytetarëve.”

Propozimet e Bashës:

1.  Të pezullohen pagesat e kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore për një periudhë 3-mujore (shlyerja e këtyre pagesave të bëhet me këste 12-mujore në periudhat pasardhëse).

2.  Në rast nevoje, kur biznesi shfaq pamundësi financiare, të paguhen nga buxheti i shtetit pagat e punonjësve për një periudhë 2-mujore, sipas kritereve të mirëpërcaktuara për të shmangur abuzimin.

3.  Përjashtimin nga tatim fitimi për 6-mujorin e parë të vitit dhe të pezullohet tatim fitimi për pjesën e mbetur të vitit (e cila të paguhet me 4 këste gjatë vitit 2021).

4.  Pezullimin dhe fshirjen e pagesave të faturave të energjisë dhe të ujit për të gjithë konsumatorët (familjarë nën minimumin jetik dhe biznese të vogla e të mesme) në zonat (bashkitë) ku virusi Covid-19 është shfaqur.
Gjithashtu, të pezullohet shkëputja e furnizimit me ujë dhe energji elektrike në rast të mospagesës së detyrimeve për periudhat pararendëse deri në tejkalimin e kësaj gjendje.

5.  Të përjashtohen nga kamatvonesat dhe gjobat për një periudhë 3 mujore.

6. Përjashtim nga taksa e pronës dhe nga të gjitha taksat dhe tarifat vendore për një periudhë 3-mujore në zonat (bashkitë) ku virusi Covid-19 është shfaqur.
Sa i përket mbështetjes për shtresat në nevojë ku Bankës Botërore, në Shqipëri janë të paktën 300.000 familje që në kushte normale nuk sigurojnë dot ushqim të mjaftueshëm. Këtyre u shtohen edhe mijëra qytetarë të tjere që si pasojë e tërmetit jetojnë në kushte të vështira, në cadra pra në pamundësi për të siguruar ushqim dhe materiale higjeno-sanitare.

Prandaj për këto shtresa i kemi propozuar këtë paketë mbështetëse qeverisë:

1. Furnizimin me ushqime dhe detergjent te te gjithe familjeve qe jane ne pamundesi ekonomike, duke perfshire qindra familje qe po jetojne ne cadra dhe ne kushte aspak te favorshme si pasoje e termetit.

2. Mundësi per të furnizuar me ushqime të moshuarit që jetojnë vetëm dhe janë më të rrezikuarit nëse dalin në rrugë./Ora News.tv/

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë,Gjendet i pajetë në banesë 25-vjeçari

Më datë 14.06.2026, ora 04:35, në Astir, në ambientet e banesës, është gjetur pa shenja…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Moisi Habilaj është arrestuar në Borsh pas disa vitesh në kërkim

Gjykata e Apelit në Katania kishte konfirmuar dënimin e tij me 15 vite burg. Pas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME