Categories Lajme

Rama në QSUT: Brenda muajit përfundon meremetimi i mureve të dëmtuara, gjithçka rregullohet kur struktura mban

Kryeministri Edi Rama inspektoi sot disa prej spitaleve në QSUT, ku po kryhet rikonstruksioni pas dëmeve nga tërmeti i 26 nëntorit. I shoqëruar nga ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, Kryeministri Rama u njoh me gjendjen në këto spitale, ku po punohet në kuadër të gjendjes së emergjencës.

Ministrja Manastirliu tha se “në këto spitale nuk ka pasur probleme serioze, por disa dëmtime për të cilat ne na u desh të fillojmë menjëherë ndërhyrjen. “Kemi pasur suva të rëna gjatë tërmetit, kështu që kemi filluar menjëherë me marrjen e masave në emergjencë për dy shërbimet e kardiologjisë. Ndërkohë që pacientët janë transferuar. Janë edhe disa shërbime të tjera që kanë pësuar dëmtime. Një pjesë e spitalit të Djegie-Plastikës që aksesohet nga një hyrje tjetër, janë spostuar edhe aty disa shërbime. Po ashtu te pediatria, njëra pjesë e katit të tretë është izoluar për të marrë masat shumë shpejt dhe për të bërë një projekt”, tha Manastirliu.

Sipas saj, në godinën e re të Pediatrisë nuk ka pasur asnjë problem, sepse aty janë përdorur Eurokodet, ndërsa këto janë godina shumë të vjetra. “Punimet në këtë spital as nuk ia vlejnë për t’u bërë se këto shërbime do të ikin te spitali i ri për 1 vit e gjysmë. Por, po marrim masat e emergjencës duke kryer punime me materiale të lehta, gips, dhe duke kryer instalimet elektrike dhe hidraulike, aty ku janë ndërprerë”, tha Manastirliu.

Njëra nga godinat e kardiologjisë, sipas Ministres, do të jetë gati brenda muajit.

Ky është rasti, tha Kryeministri Rama, për të parë se muri nuk ka asnjë lidhje me qëndrueshmërinë, por nga ana tjetër kur goditet dhe prishet mund të jetë i rrezikshëm.

“Ka nisur menjëherë dhe brenda muajit përfundon meremetimi i mureve të dëmtuara, falë edhe punës pa orar e papushim të Ogertës, që meriton të gjitha uratat e mundshme së bashku me trupën e drejtuesve, mjekëve e infermierëve të zonës së emergjencës. Ky është një tjetër rast që qytetarët me mure të dëmtuara në banesat e tyre, të shohin se kur struktura s’ka problem gjithçka tjetër rregullohet”, tha Kryeministri Rama. Me kartonxhes edhe në rast tërmeti, sipas Kryeministrit, “është shumë e lehtë dhe nëse bie nuk dëmton njeri”. “Është kosto më e lirë dhe duhet shumë më pak kohë”.

Kryeministri u interesua po ashtu edhe për gjendjen e qendrave shëndetësore. Ministrja Manastirliu informoi se janë 5 qendra shëndetësore të vjetra jashtë përdorimit, pasi te të rejat nuk ka probleme. “Janë ndërtesa ku nuk ishte vënë dorë prej vitesh ato që kanë shfaqur problematika. Për situatat e emergjencës, ashtu si këtu, po veprojmë edhe në objektet e tjera shëndetësore, ndërkohë që faza tjetër do të jetë rindërtimi”, tha Ministrja.

Lidhur me koston e rindërtimit të një qendre shëndetësore, ministrja Manastirliu tha se “janë tre tipologji qendrash shëndetësore, në varësi të numrit të banorëve që marrin shërbimin”. “Një qendër e vogël shëndetësore që u shërben rreth 4 mijë banorëve kushton diku te 7.5 milionë dollarë, ndërsa pajisjet 1.5 milionë lekë”, tha Ministrja. Kryeministri Rama theksoi se “ne po bëjmë një negocim dhe besoj se do t’ia dalim me një kompani të madhe turke të certifikuar ndërkombëtarisht që punon me tregun deri në Amerikë”.

“Besoj se do të bëjmë një super marrëveshje për shtëpitë antisizmike. U thashë të na japin disa oferta edhe për qendrat shëndetësore se kanë një kosto shumë më të ulët dhe janë super, dhe mund të bëjmë shumë. Po bëjmë një punë që besoj do të na japi shumë sukses”, tha Rama. Ndërkohë, ministrja Manastirliu informoi se “nga spitalet kemi spitalin e Laçit, i cili është dëmtuar rëndë”. Ajo tha se “pacientët janë transferuar në spitalin rajonal të Lezhës”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vodhi një automjet një ditë pasi u lirua nga amnistia, arrestohet autori në Pogradec

Një ditë pasi u lirua nga qelitë e burgut për shkak të aministisë, i dënuari…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali/ “Vdes për p… dhe lekë”, avokati i kërkon favore seksuale klientes, bashkëpunon me ish-burrin e saj

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së enjtes një avokat, i cili i kërkon favore seksuale…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mjeku specializant i Spitalit të Traumës, ndahet nga jeta në një moshë të re

Një mjek specializant në Tiranë është ndarë nga jeta në moshë fare të re. Krios…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rekord absolut shqiptar! Ky është i dënuari që sapo doli nga burgu dje, vodhi një makinë

Në foto është Ardian Isufi pogradecari që ditën e djeshme la qelitë e burgut të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plas grushti te Bashkia e Pukës, ndërhyn edhe kryebashkiaku Rrok Dodaj

Një ngjarje e paprecedentë është regjistruar rreth orës 16:30 të një dite më parë  në…

LEXO ME SHUME