Categories Lajme

Rama nxjerr videon e pacientes: Spitali nuk ishte si në TV! Ngela e kënaqur

Në datë 2 nëntor nisën shenjat e para të Covid-19 për Mirgena Qoshen nga Kruja. Ajo iu nënshtrua tamponit dhe pas shenjave të lehta u përkeqësua. Fillimisht hezitoi të shkonte në spital por pasi gjendja e saj u rëndua u dërgua në spitalin Infektiv në Tiranë. Në një video të shëprndarë nga kreu i qeverisë Edi Rama ajo thotë se pamja në spital ishte ndryshe nga ajo që flitet në televizor.

“Unë jam Mirgena Qoshja nga Kruja. Isha e sëmurë me Covid. Në datë 2 nëntor nisën shqetësimet e para. Shkova te doktoresha. Në fillim isha mirë dhe pastaj më hypi temperatura dhe shkova në spital Aty më dhanë ndihmën e parë me oksigjen.

Më dërguan te Infektivi, pavijoni i 3. Më bënë dhe skaner. Doktoreshat më vinin njëra pas tjetër. Më kishte në patronazh Esi Duka. Edhe natën vinte, E mora me frikë spitali se dëgjoja në televizor. Po ngela e kënaqur. Nuk ma mori mendja që do shkonin gjërat aq mirë sa do ngrihesha në këmbë”, shprehet ajo.

Një apel për qytetarët e ka edhe bashkëshorti i saj i cili falenderon mjekët që rikthyen sërish në jetë të shoqen. “Unë jam bashkëshorti dhe nga të gjitha komunikimet që kam pas me doktorët kam përshtypje të jashtëzakonshme. I lutem të gjithëve të mos ngurojnë të shkojnë të spitali. Shpëtimtarët sot për sot janë vetëm doktorët. I falenderoj të gjithë që e kanë ndihmuar nusen time dhe sot e kanë kthyer në jetë”, shprehet ai.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vodhi një automjet një ditë pasi u lirua nga amnistia, arrestohet autori në Pogradec

Një ditë pasi u lirua nga qelitë e burgut për shkak të aministisë, i dënuari…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali/ “Vdes për p… dhe lekë”, avokati i kërkon favore seksuale klientes, bashkëpunon me ish-burrin e saj

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së enjtes një avokat, i cili i kërkon favore seksuale…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mjeku specializant i Spitalit të Traumës, ndahet nga jeta në një moshë të re

Një mjek specializant në Tiranë është ndarë nga jeta në moshë fare të re. Krios…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rekord absolut shqiptar! Ky është i dënuari që sapo doli nga burgu dje, vodhi një makinë

Në foto është Ardian Isufi pogradecari që ditën e djeshme la qelitë e burgut të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plas grushti te Bashkia e Pukës, ndërhyn edhe kryebashkiaku Rrok Dodaj

Një ngjarje e paprecedentë është regjistruar rreth orës 16:30 të një dite më parë  në…

LEXO ME SHUME