Categories Sport

Ceremoni private, legjenda Maradona përcillet në banesën e fundit

Diego Armando Maradona është përcjellë për në banesën e fundit nga anëtarët e familjes dhe miqtë e ngushtë, të cilët ishin të vetmit që u lejuan në varrezat Jardin bella Vista në Buenos Aires. Ai është varrosur pranë prindërve të tij, Dalma dhe Diego, ndërkohë që rrugët sot ishin pushtuar sërish nga tifozët.

Makina që transportonte trupin e Maradonës kaloi në masa të rrepta sigurie, ndërkohë që shumë njerëz tentonin ta preknin sa herë ndalte prej trafikut. Deri ditën e djeshme, në orën 18:00, për 12 orë njerëzit kishin mundësinë të bënin nderimet e fundit në pallatin presidencial, ndërkohë që nuk munguan edhe trazirat që sollën edhe arrestime e njerëz të plagosur.

Edhe pse një ceremoni mortore, tifozët kishin mbushur rrugët me flamu j kombëtar dhe kënduan për idhullin e tyre. “Diego nuk ka vdekur, Diego jeton te njerëzit”, ishte një nga koret e shumta që dëgjohej, ndërkohë që tifozët një ditë më parë kishin hipur në kangjellat e pallatit presidencial. /abcnews.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rama reagon pas fitores së Kombëtares në miqësoren me Jordaninë: Kjo Shqipëri të gëzon

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas fitores 4 me 2 të Kombëtares shqiptare përball Jordanisë,…

LEXO ME SHUME