Categories Lajme

I shpërthyen makinën e djalit në oborrin e shtëpisë, flet babai i 20-vjeçarit

Mbrëmjen e djeshme një makinë u dogj në mënyrë të qëllimshme në zonën e Krujës, brenda ambienteve të banesës së poseduesit. Makina tip ‘Golf’ është në pronësi të shtetasit G. D., 20 vjeç. Në një intervistë të dhënë për Faxnews, babai i 20-vjeçarit, Gani Demnushaj, tregon momentin si ndodhi ngjarja rreth orës 23:00 të mbrëmjes, teksa e gjithë familja ishte duke fjetur.

Makina sipas tij është djegur pasi mbi të është gjetur një bidon pa kapak, ku dyshohet të jetë mbajtur lënda djegëse nga agresori. Demnushaj thekson se ai dhe familjarët e tij nuk kanë konflikte me askënd dhe nuk ka informacion se përse mund të ketë ndodhur kjo ngjarje.

Ishe me kalamajt brenda në shtëpi, sa kisha ra në gjumë. Ashtu nga ora 10 e gjysëm e natës ramë në gjumë, nga ora 11 e 3 minuta, veç kur ndodhi një shpërthim thashë se ra tërmet. Doli çuni, kur shikon makinën në flakë. Më pas erdhi policia dhe ka gjetur një bidon me një tapë të heqme sipër makinës. Flaka nuk shuhej as me ujë. Unë askujt nuk i kam borxh, as fëmijët e mi. Nuk kam asnjë lloj konflikti as në lagje as kurrkund. Tani drejtësia të bëj punën e saj. Shyqyr që më shpëtuan fëmijët dhe ndodhi kur s’kishte njeri në makinë”, tha Demnushaj.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME