Categories Lajme

Rama: Segmenti i ri rrugor Palasë-Dhërmi, shkurton kohën e udhëtimit në bregdetin e jugut

Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga segmenti i ri Palasë-Dhërmi, pjesë e aksit Orikum-Himarë, një vepër me rëndësi strategjike për turizmin në jug të vendit.

Rama shprehet në një postim në rrjetet sociale se ky segment i hapur për qarkullimin e automjeteve lehtëson dhe shkurton kohën e udhëtimit turistik përgjatë bregdetit të jugut.

Rruga e re Palasë-Dhërmi lidhet edhe me tunelin e Llogorasë duke ndikuar edhe në rritjen e cilësisë së shërbimeve në zonë.

Ky aks i ri është i një kategorie të lartë për sa i përket sigurisë rrugore ndërsa prioritet i është dhënë edhe ndërtimit të disa rrugëve sekondare për aksesimin e zonave turistike të banuara.

Në aksin Palasë-Dhërmi po zhvillohet një program i tërë investimesh në hotele me 5 yje që do ta ngrenë turizmin e Jonit në një nivel tjetër.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Itali, arrestohet 22-vjeçari shqiptar

Një 22-vjeçar shqiptar është arrestuar në Cesena të Italisë, pasi dyshohet si pjesë e një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vendim qeverie/ Miratohet rritja e pagës minimale në 50 mijë lekë

Paga bazë minimale mujore për punonjësit në shkallë vendi, që është e detyrueshme të zbatohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Presidenti Donald Trump pezullon Lotarinë Amerikane, arsyeja

Presidenti amerikan Donald Trump ka pezulluar skemën e lotarisë së Kartës së Gjelbër (Diversity Visa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë/ Tritol makinës së nipit të ish-zv.prokurorit!

Është zbardhur dinamika e shpërthimit me lëndë plasëse në orët e para të mëngjesit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditet grupi i drogës në Greqi, mes tyre edhe këngëtari 22-vjeçar nga Tepelena

Drejtoria për Luftën Kundër Krimit të Organizuar në Greqi shpërbëu një organizatë kriminale, anëtarët e…

LEXO ME SHUME