Categories Lajme

Regjistrimi në Universitet/ Maturantët duhet të aplikojnë që në janar

Për nxënësit e maturës shtetërore 2019, aplikimi online për në Universitete do të nisë që në muajin janar, ndryshe nga vitet e tjera kur një gjë e tillë bëhej në mars.

Maturantët duhet të plotësojnë formularin A1 dhe A1Z nga data 7-15 janar. Ky formular do të plotësohet në portalin “e-albania” dhe më pas në portalin “Matura Shtetërore 2019”, në periudhën 16 janar-6 shkurt.

Këtë plan e ka përcaktuar Qendra e Shërbimeve të Arsimit për të gjitha njësitë arsimore në vend, thuhet  në rregulloren për këtë maturë.

“Na kanë lënë shumë pak dmth, ne ende jemi duke menduar se çfarë do të zgjedhim. Akoma se kemi ndarë mendjen, ka edhe qe e kanë menduar çdo zgjedhin por unë akoma jo për vete”, u shpreh një student.

“Nuk mendoj sa kohë duhet të zgjedh për lëndën, e kam ndarë mendjen”.

“Shpejt është, do ishte më mirë në fund të vitit shkollor, që të mos gabosh në zgjedhje”.

“Jo nuk është koha e mjaftueshme, është shpejt janari”, u shprehën disa studentë të tjerë.

Edhe pse në rregullore thuhet se brenda datës 24 dhjetor në faqen zyrtare të QSHA-së dhe Ministrisë së Arsimit do të shpalleshin formularët dhe udhëzuesit për plotësimin online, një gjë e tillë nuk ka ndodhur as dy ditë më vonë nga afati. Një risi tjetër e këtij viti është se maturantët nuk do të kenë më 5 provime, por do t’i nënshtrohen një provimi më pak, pasi nga dy lëndë alternative do të zgjedhin vetëm 1.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Itali, arrestohet 22-vjeçari shqiptar

Një 22-vjeçar shqiptar është arrestuar në Cesena të Italisë, pasi dyshohet si pjesë e një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vendim qeverie/ Miratohet rritja e pagës minimale në 50 mijë lekë

Paga bazë minimale mujore për punonjësit në shkallë vendi, që është e detyrueshme të zbatohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Presidenti Donald Trump pezullon Lotarinë Amerikane, arsyeja

Presidenti amerikan Donald Trump ka pezulluar skemën e lotarisë së Kartës së Gjelbër (Diversity Visa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë/ Tritol makinës së nipit të ish-zv.prokurorit!

Është zbardhur dinamika e shpërthimit me lëndë plasëse në orët e para të mëngjesit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditet grupi i drogës në Greqi, mes tyre edhe këngëtari 22-vjeçar nga Tepelena

Drejtoria për Luftën Kundër Krimit të Organizuar në Greqi shpërbëu një organizatë kriminale, anëtarët e…

LEXO ME SHUME