Categories Covid-19, Lajme

Rëndohet bilanci i viktimave në dy spitalet COVID, pesë humbje jete deri në mesditë

Rëndohet bilanci i viktimave në dy spitalet COVID në Tiranë. Prej mëngjesit e deri në mesditën e ditës së hënë raportohen jo-zyrtarisht pesë humbje jete në një kohë që dy spitalet së bashku nuk e kalojnë shifrën 120 shtrime, raporton Balkan Web.

Sipas mjekëve vdekshmëria e lartë lidhet me ardhjen me vonesë në spital pasi të sëmurët janë vetëkuruar në shtëpi me kura të lëshuara nga mjeku i familjes apo mjekë të tjerë për një periudhë dy javore.

Të njëjtat burime konfirmojnë se pacientët vijnë në spitale vetëm kur sëmundja e Covid 19 ka hyrë në pikën më kritike, faza e 4-t me 70-100% të mushkërisë së prekur.

Në mesin e të shtruarve rëndë janë edhe disa mosha të reja, 19, 23, 32 dhe 36 vjeç.

Nga ana tjetër urgjencat dhe shtrimet ditore vijojnë një rënie të lehtë. Mesatarja në ditët e javës ka rënë nga 15 në 12 urgjenca ditore ndërsa në fundjavë shtrimet bien në 10 pacientë në 24 orë.

Rënia me rreth 20% e shtrimeve ditore ka çuar në uljen e ngarkesës spitalore ku prej disa javësh shtrimet kanë rënë në shifrat 120-130  nga 150-160 që numëroheshin në fillim të dhjetorit.

Gjatë monitorimit në terren grupi i xhirimit të News24 ka konstatuar një numër të konsiderueshëm transferimesh nga spitali COVID 1 drejt spitalit COVID 3 çka i paraprin mbylljes së spitalit infektiv COVID 1 dhe nisjes së rikonstruksionit të plotë godinës gjysmë shekullore në fillim të muajit janar.

Sipas planit të qeverisë pacientët e spitalet COVID 1 do të transferohen në spitalin COVID 3 dhe nëse numrat shtohen në fillim të janarit 2022 planifikohet edhe rihapja e spitalit COVID 4 në autostradën Tiranë – Durrës.

Ndërkohë urgjenca dhe imazheria e COVID 1, prej janarit do transferohet në ambientet e urgjencës qendrore të sëmundjeve të brendshme pasi kjo e fundit do të spostohet për një afat të pacaktuar 5 ditë në javë tek urgjenca e traumës dhe dy ditët e tjera të javës të premte dhe të shtunë tek urgjenca e sanatoriumit.

Nga Ministria e Shëndetësisë nuk është dhënë asnjë shpjegim se përse është vendosur nisja e rikonstruksionit të infektivit në mes të pandemisë dhe se vetë kryeministri Edi Rama kishte premtuar ndërtimin e një spitali të ri infektiv në vendin ku ngrihet sot struktura e vjetër e amortizuar mbi 50-vjeçare.

Po ashtu nuk ka një shpjegim bindës nga ministria e linjës për funksionimin e urgjencës së sëmundjeve të brendshme qe do t’i mbivendoset urgjencës së mbingarkuar të traumës dhe sanatoriumit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shoferi shqiptar humb jetën në aksident me kamion në Itali, la pas dy fëmijë

Një 48-vjeçar shqiptar, prej vitesh emigrant në Itali, ka humbur jetën në një aksident tragjik…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Projekti TID në Durrës, banorët kërkojnë kompensim të drejtë nga shteti për prishjen e shtëpive

Që kur mësoi se shtëpia e tij pranë bulevardit “Epidamn” do të prishej për t’i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Dielë 21 dhjetor 2025

Dashi Do jeni shume te vendosur gjate kësaj dite t’i zgjidhni te gjitha problemet qe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedia në Lezhë, nëna i jep fund jetës pas vdekjes së djalit 42 vjeçar

Një dramë e thellë familjare, që duket sikur ka dalë nga skenat e një filmi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet 35-vjeçarja në Mirditë, qarkullonte me armë në makinë

Policia ka arrestuar një 35-vjeçare në Mirditë, pasi u kap teksa qarkullonte me armë zjarri…

LEXO ME SHUME