Categories Lajme

Lihet në burg Bujar Leza, Dyshohet se ndihmoi në vrasjen e Behar Sofisë!

Bujar Lezajt, i cili u arrestua ditën e djeshme si i përfshirë në vrasjen e Behar Sofisë, i është komunikuar ditën e sotme masa e sigurisë. Gjykata e Posaçme e ka lënë 45-vjeçarin në burg pasi sipas prokurorisë dyshohet se ai është personi që ka siguruar armën dhe biçikletën me të cilën u largua nga vendi i ngjarjes autori i vrasjes.

Burime nga gjykata bëjnë të ditur se Lezaj e ka mohuar akuzën dhe është përlotur në sallë.

Ndërkaq kujtojmë se si autor kryesor për ekzekutimin e 66-vjeçarit është identifikuar 24-vjeçari Ernejt Shytaj, i cili në dëshminë e tij ka pranuar se ka vrarë Behar Sofinë, më 25 shkurt pranë qendrës së Tiranës. Kurse në burg në lidhje me këtë ngjarje janë edhe Xhuljano Visha 28 vjeç, Leonard Xhixha 30 vjeç dhe Skënder Vathi 54 vjeç.

Behar Sofia, një emër i njohur për drejtësinë në fushën e narkotikëve, u ekzekutua mëngjesin e 25 shkurtit të 2021 në një atentat që iu bë tek Rruga e Elbasanit, pranë Piramidës në kryeqytet.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Gjirokastër, makina përplas këmbësoren

Një këmbësore është aksidentuar pak minuta më parë në vendin e quajtur “Postblloku”, pranë lagjes…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pushimet që u kthyen në tragjedi! Humbën jetën nga shembja e ndërtesës në Athinë

Publikohen fotot e shqiptarëve që humbën jetën tragjikisht nga shembja e një ndërtese në rrugën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 26 Shtator 2026

Dashi Ka rrezik qe dita e sotme te jete disi e tensionuar sot për ju…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

EMRAT/ Tragjedia pas shembjes së godinës në Athinë, shqiptarët motër e vëlla mes viktimave

Identifikohen personat e tragjedisë në Athinë, që u gjendën nën rrënoja në godinën që u…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

SPAK aksion në Shkodër e Tiranë për arrestimin e personave me rrezikshmëri të lartë, një në pranga

Finalizohet operacioni policor i koduar “Muri i Lartë”. Strukturat operacionale dhe hetimore të Policisë së…

LEXO ME SHUME