Lajme

Reshjet e dendura të shiut, ARRSH apel shoferëve: Reduktojeni shpejtësinë në rrugë

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar se deri më tani nuk ka asnjë aks të bllokuar për qarkullimin e automjeteve si pasojë e motit të keq. ARRSH bën me dije se kontraktorët kanë bërë pastrimin nga rënia e gurëve apo inerteneve dhe janë në gatishmëri. “Gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit ka pasur reshje me intensitet mesatar, por pa penguar qarkullimin në akset nacionale.

Kontraktorët kanë bërë pastrimin nga rënia e gurëve apo inerteve në trup të rrugës dhe janë në terren gati për çdo situatë”, thuhet në njoftim. ARRSH u bën apel shoferëve të bëjnë kujdes në lëvizje, të respektojnë sinjalistikën rrugore dhe të reduktojnë shpejtësinë për shkak të lagështisë në rrugë.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: