Categories Sport

Strakosha titullarë për herë të parë në këtë sezon, ja nota e gardianit shqiptar

Thomas Strakosha e nisi titullarë ndeshjen e djeshme kundër Sampdorias, një sfidë që u fitua nga skuadra e Lazion 1-3. Për gardianin e portës së Lazion ishte ndeshja e parë titullarë këtë sezon, duke u rikthyer vendimtar për skuadrën e tij në këtë ndeshje.Sfida e fundit që portieri shqiptar ka zhvilluar me Lazion në Seria A, është takimi i luajtur me Sassuolën më 23 maj, ku 26-vjeccari pësoi 2 gola.

Megjithatë, Strakosha bëri një paraqitje pozitive duke u vlerësuar me notën 6.5 nga Eurosport, i cili bëri 2-3 pritje vendimtare në këtë sfidë. “Strakosha pati një paraqitje shumë të mirë, sepse ai shpëtoi Lazion në dy-tre situata të vështira. Pas atij gabimi me Galatasaray, duket se është rikuperuar dhe e ka marrë veten duke hedhur pas krahve momentin e vështirë. Është një luks që Lazio ka një numër dy si puna e Strakoshës”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

“Do të hiqja dorë nga gjithçka për të folur me të”/ Mick Schumacher rrëfen dhimbjen për të atin, 13 vite pas aksidentit

“Do të hiqja dorë nga gjithçka për të folur me të”/ Mick Schumacher rrëfen dhimbjen…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari ndalet në Fushë-Krujë, Iliria fiton 2-1 dhe merr kreun e Kategorisë së Parë

Flamurtari ndalet në Fushë-Krujë, Iliria fiton 2-1 dhe merr kreun e Kategorisë së Parë Iliria…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Shqipëria “rrëzon” Bjellorusinë dhe nis me fitore Ligën e Kombeve

Shqipëria ka mposhtur 2-0 Bjellorusinë në “Air Albania”, në ndeshjen e parë të Ligës së…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Anthony Joshua mposht me vështirësi Kristian Prengën

Anthony Joshua kaloi me sukses provën e fundit me shqiptarin Kristian Prenga përpara supersfidës së…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Turqia mundet nga Paraguaji dhe eliminohet nga Botërori

Turqit treguan dominim total ndaj Paraguait që luajti me 10 lojtarë, por edhe këtë herë…

LEXO ME SHUME