Categories Lajme

Rikthim në fshat pas 24 vitesh, familja Muça e banorë të Gurrës rrëfejnë punët e përditshme

Lanë qytetin, u rikthyen në fshatin e lindjes, në Gurrë të  Përrenjasit. Tani në pension, Ismet dhe Merushe Muça pas 24 vitesh u janë rikthyer punëve në bujqësi. Në qytetin e Librazhdit, u zhvendosën në vitin 1996. Merushja punonte si infermiere e spital, ndërsa Ismeti ishte mësues. Prindër të katër fëmijë, të gjithë në emigrim, rrëfejnë pse vendosëm të kthehen. “Fëmijët ikën në emigrim nuk kishim çfarë të bënim. Punojmë e jetojmë, kush punon edhe ka.”

Ditët i kalojnë në arë, duke u marrë me të mbjellat. “Në pronën tonë ne kemi vreshtin, kemi qepën, domaten, specin, kastravecin, fasulet, misrin. Kemi edhe një mori të ardhurash, leverdi ekonomike tonë, të familjes. Jo për shitje, jo për tregti,” thonë ata. Si shumë banorë të këtij fshati edhe ata ankesat e tyre për mungesën e investimeve. “Ne këtu jetojmë shumë mirë, por duam edhe pak rrugë të asfaltuar.” Banorët e Gurrës merren me blegtori. Edhe pse të sëmurë çifti Menduhie dhe Skënder Sina, nxjerrin çdo ditë për të kullotur bagëtitë pasi duhet të ushqehen.

“Me vështirësi të madhe jetojmë,” thotë njëri prej tyre. Ndërsa Avniu zdrukthëtari i fshatit për të mbledhur ca para për të jetuar vazhdon zanatin. “Jam 61-vjeç, jam operuar dhe nuk bëj dot punë tjetër kam një zdrukthari të vogël.” Varfëri e banorëve të këtij fshati po ndikon dhe tek fëmijët që e shohin me pesimizëm të ardhmen e tyre. Kristina, nxënëse me nota të mira lexon shumë. “Më pëlqen historia greke. Libri i parapëlqye është Euripidi. Ky është libri I Shekspirit Hamleti,”  tregon ajo. Prej varfërisë ka pasiguri për të ardhmen e saj. “Po bëjmë të pamundurën që të shkollohem por s’jemi në gjendje ekonomike të mjaftueshme për të arritur këtë. Dëshira ime është të bëhem kirurge. Më pëlqen të zbuloj trupin e njeriut dhe të ndihmoj njerëzit, se xhaxhi im ka prerë këmbën dhe atëherë mu fiksua,” tregon më tej vajza. Gurra ky fshat i vogël i Përrenjasit, ndodhet midis Qukësit Skënderbej dhe Bërzeshtës. Jetesa e banorëve është shumë e vështirë dhe e ardhmja e të rinjve e pashpresë. /abcnews.al/

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vodhi një automjet një ditë pasi u lirua nga amnistia, arrestohet autori në Pogradec

Një ditë pasi u lirua nga qelitë e burgut për shkak të aministisë, i dënuari…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali/ “Vdes për p… dhe lekë”, avokati i kërkon favore seksuale klientes, bashkëpunon me ish-burrin e saj

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së enjtes një avokat, i cili i kërkon favore seksuale…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mjeku specializant i Spitalit të Traumës, ndahet nga jeta në një moshë të re

Një mjek specializant në Tiranë është ndarë nga jeta në moshë fare të re. Krios…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rekord absolut shqiptar! Ky është i dënuari që sapo doli nga burgu dje, vodhi një makinë

Në foto është Ardian Isufi pogradecari që ditën e djeshme la qelitë e burgut të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plas grushti te Bashkia e Pukës, ndërhyn edhe kryebashkiaku Rrok Dodaj

Një ngjarje e paprecedentë është regjistruar rreth orës 16:30 të një dite më parë  në…

LEXO ME SHUME