Categories Lajme

Rrëfimi nga palestra i Monika Kryemadhit: Ndjeva fundin, nuk ngrita dot valixhen në avion

“Është një nga herët e rralla që ka një jetëgjatësi koha ime në palestër, kjo falë dhe instruktorit Ari Agovi që ma ka bërë më të lehtë. Aktiviteti fizik të jep një dimension tjetër jo vetëm në jetën tënde por dhe për njerëzit që të rrethojnë.

Aktiviteti fizik më ka ndikuar jo vetëm për vendimet e mia por edhe për vendimet e ardhshme, më ka motivuar, më ka shtuar pozitivitetin. Pati një moment kyç kur unë vendosa të filloj palestrën. Kthehesha nga Gjermania, isha me bagazh dore, ishte periudha që isha shumë e dobët, 55 kilogramë.

Ndërkohë doktoresha që më ndiqte nga ana shëndetsore më kishte çuar një mesazh pasi isha më e dobët se duhej dhe nga ana shëndetsore isha shumë e pashëndetshme.

Nuk e vleresoja atë që ajo më thoshte pasi si janë gratë na pëlqen të jemi të dobëta.

Kur po kthehesha nga Gjermia tentova të ngre valixhen e dorës te kabina avionit dhe nuk kisha fuqi, nuk më kishte ndodhur më parë pasi kam qenë shumë e fuqishme, aty ndjeva momentin e fundit sesi mund të isha aq pa fuqi. Kur u ktheva ja tregova doktoreshës atë që më kishte ndodhur dhe ajo më tha ti nuk ke më muskuj, je vetëm një skelet me lëkurë”– tregoi Kryemadhi.

E pyetur nëse bashkëshorti Ilir Meta e suporton në këtë rrugëtim, Kryemadhi u përgjigj se bashkë jemi në garë duke zbuluar njëkohësisht dhe suportin që ai i jep.

“Bashkë jemi në garë përsa i përket aktivitetit fizik, Iliri bën vetë shumë ecje, sport dhe ndjek regjimin fasting në ushqyerje. Por është suportuesi im më i madh”– tha Monika Kryemadhi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Itali, arrestohet 22-vjeçari shqiptar

Një 22-vjeçar shqiptar është arrestuar në Cesena të Italisë, pasi dyshohet si pjesë e një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vendim qeverie/ Miratohet rritja e pagës minimale në 50 mijë lekë

Paga bazë minimale mujore për punonjësit në shkallë vendi, që është e detyrueshme të zbatohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Presidenti Donald Trump pezullon Lotarinë Amerikane, arsyeja

Presidenti amerikan Donald Trump ka pezulluar skemën e lotarisë së Kartës së Gjelbër (Diversity Visa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë/ Tritol makinës së nipit të ish-zv.prokurorit!

Është zbardhur dinamika e shpërthimit me lëndë plasëse në orët e para të mëngjesit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditet grupi i drogës në Greqi, mes tyre edhe këngëtari 22-vjeçar nga Tepelena

Drejtoria për Luftën Kundër Krimit të Organizuar në Greqi shpërbëu një organizatë kriminale, anëtarët e…

LEXO ME SHUME