Categories Lajme

Rritja e çmimit të patentës, “Konkurrenca” pezullon marrëveshjen mes DPSHTRR dhe autoshkollave

Autoriteti i Konkurrencës ka vendosur të ndalojë rritjen e dakordësuar të çmimeve të autoshkollave. Marrëveshja e nënshkruar midis Drejtorisë së Transportit Rrugor, Drejtorisë së Tatimeve dhe shoqatave të autoshkollave, përcaktonte vendosjen e një çmimi minimal prej 85 mijë lekësh për kursin e patentës.

Komisioni i Konkurrencës vendosi pas shqyrtimit të çështjes të urdhërojë moszbatimin e këtyre tarifave, deri në një vendim përfundimtar të Konkurrencës.

“Akt Marrëveshja për përcaktimin e tarifës së pagesës dhe kostos minimale fiskale për përgatitjen dhe pajisjen me leje drejtimi, nëpërmjet përcaktimit të tarifës minimale ka rrezik eminent të sjellë një dëm të rëndë dhe të pariparueshëm për konkurrencën në ofrimin e këtyre shërbimeve, duke reduktuar seriozisht përfitimet që tregjet konkurruese ofrojnë për konsumatorët”, deklaron Autoriteti i Konkurrencës.

Në rast se autoshkollat vendosin tarifat e reja duke shkelur vendimin e Konkurrencës, rrezikojnë të gjobiten me 10% të xhiros vjetore të vitit të shkuar.

Autoriteti i ka kërkuar institucioneve të përfshira të depozitojnë të gjithë praktikën e ndjekur deri në nënshkrimin e marrëveshjes. Pas vlerësimit të këtyre të dhënave, Konkurrenca do të shprehet nëse do të ndalojë përfundimisht caktimin e çmimit të ri për autoshkollat.

I ftuar në “Dita jonë” në A2 CNN, drejtori i DPSHTRR, Blendi Gonxhja, tha se ndryshimi i çmimit, që parashikohej të shkonte në 85 mijë lek, i jep fund abuzimeve të kryera ndër vite nga autoshkollat, të cilët ofronin këtë shërbim me çmime “qesharake”.

“Kjo është një sfidë tatimore dhe fiskale. Do të ketë momente që ne do të jemi me ju për të ndarë lajme të mirë, ulje çmimesh, ulje tarifash. Në kuptimin e aktivitetit të sektorit të autoshkollave ishte kapur fundi. Nga tërmeti dhe pandemitë ne mezi morën veten. DPSHTRR nuk kishte as salla, kishte stalla. Është punuar prej vitit 2019 e këtej për të investuar në sisteme, në infrastrukturë. Është momenti që tregu i autoshkollave të vijë në standardin e duhur.

Ne nuk kërkojmë asgjë më shumë se i njëjti program kombëtar që është në fuqi prej 10 vitesh, që janë 36 orë mësimi dhe 34 seanca, të kryhet nga këto subjekte. Ajo që ka ndodhur deri më sot është që ka invazion, fiktivitet të frikshëm. Shumë qytetarë e klientë janë bërë palë në këmbim të një çmimi për një shërbim të pabërë nga ana e autoshkollave.

Kemi autoshkolla që deklarojnë që kanë bërë kurse 1 mijë-2 mijë lekë të reja. Pra, këtu ka një përgjegjësi ndër vite nga institucionet që duhet të kontrollonin. Shuma që ju përmendët është një vlerë që përfshin të gjitha elementet. Orën e mësimit e nxjerr 550 lekë, ndërsa koston e praktikës 1400 lekë për seancë.

Shoku për publikun është që ata nuk e kanë bërë këtë shërbim siç duhet. Ne nuk po rrisim asnjë çmim, por po standardizojmë një treg që ka abuzuar me këtë shërbim. Ka autoshkolla që kanë çmimet që afrohen ndaj kostos reale për kursin”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dita e sotme do të jetë me kthjellime dhe vranësira. Temperaturat me rritje

Rrymat Arktike po zhvendosen drejt Europës Qendrore ku presim përmirësim gradual të motit në territorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vodhi një automjet një ditë pasi u lirua nga amnistia, arrestohet autori në Pogradec

Një ditë pasi u lirua nga qelitë e burgut për shkak të aministisë, i dënuari…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali/ “Vdes për p… dhe lekë”, avokati i kërkon favore seksuale klientes, bashkëpunon me ish-burrin e saj

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së enjtes një avokat, i cili i kërkon favore seksuale…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mjeku specializant i Spitalit të Traumës, ndahet nga jeta në një moshë të re

Një mjek specializant në Tiranë është ndarë nga jeta në moshë fare të re. Krios…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rekord absolut shqiptar! Ky është i dënuari që sapo doli nga burgu dje, vodhi një makinë

Në foto është Ardian Isufi pogradecari që ditën e djeshme la qelitë e burgut të…

LEXO ME SHUME