Categories Lajme

Sarandë/ Kush është i arrestuari për zhdukjen e Thodhorit e Sulovarit (EMRI)

Policia e Sarandës ka ekzekutuar dje një vendim të Gjykatës së Sarandës për caktimin e masës së sigurisë “Arrest në burg” për një 28 vjecar nga Saranda që dyshohet se ka dijeni mbi emrat që fshihen pas zhdukjes së 46 vjeçarëve Leonard Thodhori dhe Fatmir Sulovari alias Fatmir Krasniqi.

Rreth orës 04.00 të mëngjesit të së enjtes forcat e policisë kanë ndaluar shtetasin S. B, 28 vjec, banues në Sarandë. Ndaj tij Gjykata e Sarandës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

Policia po tregohet shumë e rezervuar në dhenien e informacionit për këtë rast, por burime konfidenciale bëjnë me dije se i akuzuari, Sofokli Baxheri, dyshohet t’u ketë dhënë me qera autorëve të zhdukjes së Leonard Thodhori e Fatmir Sulovarit dhe vendosjes së eksplozivit tek banesa e Lefter Lefterit alias Afëz Kulla, një banesë e garazh në fshatin Nivicë të Bashkisë Himarë, nga ku ka edhe origjinën prindërore. 28 vjecari mësohet se ka “kycur” gojën para oficerëvë të policiaë gjyqësore dhe nuk është treguar bashkëpunues me ta lidhur me emrat e personave të cilëve u ka vënë në dispozicion mjedisin.

Pikërisht në pronën e S. B, policia ka gjetur automjetin tip “Mercedes-Benz” E Class që dyshohet se është përdorur për rrëmbimin e dy 46 vjecarëve por edhe të vendosjes së eksplozivit të banesa e Lefter Lefterit në dhjetor 2022. Edhe pse këto dy ngjarje nuk kanë lidhje me njëra tjetrën, policia dyshon se janë kryer nga të njëjtët autorë. Burime bëjnë me dije se S. B rezulton lidhje shoqërore e mjedisit të personave të dyshuar për zhdukjen e dy 46 vjecarëve por cuditshëm rezulton edhe lidhje shoqërore e djalit të Lefter Lefterit.

Ndërkohe ditën e djeshme policia e Sarandës ka kryer disa kontrolle banesash, përfshirë edhe zyrtarëve apo ish-zyrtarë. Burime konfidenciale bëjne me dije se kontrollet janë kryer për cështje tokash por nuk dihet nëse është nje procedim i vecuar apo hetimi për zhdukjen e dy 46 vjecarëve ka nxjerrë në skenë ngjarje të tjera në Sarandë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Itali, arrestohet 22-vjeçari shqiptar

Një 22-vjeçar shqiptar është arrestuar në Cesena të Italisë, pasi dyshohet si pjesë e një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vendim qeverie/ Miratohet rritja e pagës minimale në 50 mijë lekë

Paga bazë minimale mujore për punonjësit në shkallë vendi, që është e detyrueshme të zbatohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Presidenti Donald Trump pezullon Lotarinë Amerikane, arsyeja

Presidenti amerikan Donald Trump ka pezulluar skemën e lotarisë së Kartës së Gjelbër (Diversity Visa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë/ Tritol makinës së nipit të ish-zv.prokurorit!

Është zbardhur dinamika e shpërthimit me lëndë plasëse në orët e para të mëngjesit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditet grupi i drogës në Greqi, mes tyre edhe këngëtari 22-vjeçar nga Tepelena

Drejtoria për Luftën Kundër Krimit të Organizuar në Greqi shpërbëu një organizatë kriminale, anëtarët e…

LEXO ME SHUME