Categories Lajme

Sarandë, Tentoi të korruptonte punonjësin e Policisë Rrugore, procedohet penalisht 25-vjeçari

Sarandë, Tentoi të korruptonte punonjësin e Policisë Rrugore, që të mos e ndëshkonte me masë administrative, pasi nuk kishte vendosur rripin e sigurimit, procedohet penalisht 25-vjeçari (drejtuesi i automjetit).

Shërbimet e Policisë Rrugore të Komisariatit të Policisë Sarandë, në vijim të masave për lehtësimin e qarkullimit të automjeteve gjatë sezonit turistik, kanë shtuar kontrollet edhe për evidentimin dhe ndëshkimin e drejtuesve të automjeteve që nuk respektojnë rregullat e qarkullimit që janë burim aksidentesh.

Gjatë kontrolleve, në vendin e quajtur “Ura e Gajdarit”, nga monitorimi i kryer me mjetet bashkëkohore që Policia ka në dispozicion, është konstatuar një drejtues automjeti që nuk kishte vendosur rripin e sigurimit.

Shërbimet e Policisë kanë ndaluar drejtuesin e automjetit tip “Mercedes Benz”, shtetasin Xh. L., banues në Sarandë dhe në momentin që i kanë komunikuar masën administrative, për mosvendosjen e rripit të sigurimit, drejtuesi i automjetit ka tentuar të korruptojë punonjësin e Policisë, duke i ofruar një shumë parash, që të mos ndëshkohej me masën administrative për shkeljen e kryer.

Punonjësit e Policisë e kanë shoqëruar menjëherë në Komisariat, drejtuesin e automjetit, shtetasin Xh. L., 25 vjeç, banues në Sarandë. Në përfundim të veprimeve procedurale, u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për 25-vjeçarin, për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Policia Rrugore Sarandë apelon për drejtuesit e automjeteve që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor dhe t’iu japin përparësi këmbësorëve, si dhe të mos tentojnë të korruptojnë punonjësit e Policisë, për asnjë arsye, pasi do të përballen me ligjin.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Itali, arrestohet 22-vjeçari shqiptar

Një 22-vjeçar shqiptar është arrestuar në Cesena të Italisë, pasi dyshohet si pjesë e një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vendim qeverie/ Miratohet rritja e pagës minimale në 50 mijë lekë

Paga bazë minimale mujore për punonjësit në shkallë vendi, që është e detyrueshme të zbatohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Presidenti Donald Trump pezullon Lotarinë Amerikane, arsyeja

Presidenti amerikan Donald Trump ka pezulluar skemën e lotarisë së Kartës së Gjelbër (Diversity Visa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë/ Tritol makinës së nipit të ish-zv.prokurorit!

Është zbardhur dinamika e shpërthimit me lëndë plasëse në orët e para të mëngjesit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditet grupi i drogës në Greqi, mes tyre edhe këngëtari 22-vjeçar nga Tepelena

Drejtoria për Luftën Kundër Krimit të Organizuar në Greqi shpërbëu një organizatë kriminale, anëtarët e…

LEXO ME SHUME