Categories Lajme

Seanca për Belerin/ “Qëllim, rrëmbimi i përfaqësimit politik”, Vangjel Dule: Nuk ka arsye juridike të qëndrojnë të ndaluar

Fredi Beleri u arrestua një ditë më parë për blerje votash së bashku me Pandeli Kokoveshin, sakaq pritet sot të dalë në gjykatën e Vlorës.

Ndaj tyre prokuroria ka ngritur akuzën për  veprën penale të “Korrupsionin aktiv në zgjedhje” kryer në bashkëpunim.

Kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule është shprehur për mediat në lidhje me seancën dhe arrestimin. Dule thotë se kushte një vendim i paralajmëruar dhe se për Belerin e Kokoveshin nuk ka arsye juridike, politike dhe njerëzore që të qëndrojnë qoftë dhe një sekondë më tepër të ndaluar.

Ndërkaq, i pyetur nëse do ta kundërshtojnë vendimin nëse nuk është ai që presin, kreu i PBDNJ-së u shpreh se çdo qytetar ka të drejtë t’i kontestojë ato vendime, brenda dhe jashtë vendit.

Vangjel Dule: Pritet që të fillojë nga çasti në çast seanca, presim të gjithë vendimin. Nuk ka arsye juridike, politike dhe njerëzore që të qëndrojnë qoftë dhe një sekondë më tepër të ndaluar. E kërkon logjika nga çdo pikë qoftë ajo, që të lirohen menjëherë. Avokatët janë njohur me çështjen dhe qëndrimin do ta shprehin ata. Ky ishte vendim i paralajmëruar. Policia ekzekutoi një vendim të paralajmëruar. Kemi një proces parodi. Me qëllim për rrëmbimin e përfaqësimit politik të Himarës. Vendimet e gjykatave çdo qytetar ka të drejtë t’i kontestojë ato brenda dhe jashtë vendit. Nuk shpreh urim, shpreh atë që për të gjithë është e arsyeshme dhe logjike. I bëj thirrje të gjithëve: Logjike poltike, juridike dhe njerëzore.

Ky është momenti kur patrulla e Policisë, shoqëron kandidatin e ‘Bashkë Fitojmë’, Fredi Belerin pas mbarimit të seancës në Gjykatën e Vlorës. Mediat raportojnë se Beleri do të shoqërohet fillimisht në komisariatin e Vlorës, e më pas do të sillet drejt Tiranës.

Ndërsa furgoni me Belerin ishin duke u nisur, të afërmit që qëndronin në pritje, brohoritën: Do të fitojmë!

Kandidati i ‘Bashkë Fitojmë’ për Bashkinë e Himarës është lënë ditën e sotme në ‘arrest me burg’ nga gjykata e Vlorës. Pas disa orësh seancë, prokurori i çështjes ka paraqitur ato që i cilëson prova që vërtetojnë sipas tij akuzën e blerjes së votave, togat e zeza vendosën që të linin në burg Belerin. Dosja e tij do t’i kalojë për gjykim Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion, SPAK-ut.

Beleri u arrestuar pak pas mesnate të premten, para lokalit të tij bashkë me një person tjetër nën akuzën për blerje votash për zgjedhjet që pritet të mbahen nesër. Forca të shumta policie morën pjesë në prangosjen e tij, që u bë me urdhër të SPAK.

Vetë Beleri dhe të tjerët, kanë mohuar që të jenë përfshirë në shkelje të tilla, si blerja e votave.

Sipas policisë, hetimet nisën katër ditë më parë pas informacioneve se disa persona iu ofronin qytetarëve të ndryshëm, shuma të caktuara parash kundrejt dhënies së votës për një nga kandidatët konkurrues.

 

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

“Djali sapo kishte nisur të belbëzonte fjalën baba”/ Rrëfimi i rrallë i bashkëshortes së Komisarit të vrarë, Ilir Ngresi

Pas uniformës së hekurt të një drejtuesi policie, fshihej një baba i përkushtuar që linte…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Sherr me thika mes adoleshentëve në Kuçovë, plagoset 19-vjeçari

Një tjetër rast konflikti është ‘zgjidhur’ me përdorimin e thikave në Kuçovë. Raportohet se dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Konflikt dhe përleshje brenda një lokali në Korçë, shoqërohen i dëmtuari dhe pronari

Një konflikt dhe përleshje brenda një lokali në qytetin e Korçës ka përfunduar me pasoja.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqiptarët që kthehen për festa, zyrat e aplikimit për dokumente identifikimi do të jenë të hapura edhe nesër

Zyrat e IdentiTek do të jenë të hapura ditën e premte, 26 dhjetor, në 12…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kamëz! Dy makinat përplasen me njëra-tjetrën, plagosen 4 persona

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në zonën e Valiasit, Kamëz. Ngjarja ka…

LEXO ME SHUME