Categories Lajme

SHBA rifillojnë negociatat e paqes me Talebanët

Shtetet e Bashkuara kanë rifilluar zyrtarisht negociatat e paqes me Talibanët, tre muaj pasi Presidenti Donald Trump ndaloi papritur procesin njëvjeçar që synonte gjetjen e një zgjidhjeje politike me grupin kryengritës dhe përfundimin e luftës në Afganistan.

Përfaqësuesi i posaçëm amerikan i Pajtimit, Zalmay Khalilzad, po udhëheq ekipin e tij në takimin sot në Doha, kryeqytetin e Katarit, ku ndodhen negociatorët kryengritës, tha një burim amerikan për Zërin e Amerikës.

“Shtetet e Bashkuara u ribashkuan në bisedimet sot në Doha. Në fokus të diskutimit do të jetë ulja e dhunës që çon në negociata ndër-afgane dhe armëpushim,” tha burimi amerikan.

Qeveria e Katarit ishte mikëpritëse e negociatave SHBA-Taliban para se ato të ndaleshin nga Presidenti Trump më 7 shtator si hakmarrje ndaj një sulmi kryengritës në Kabul, që vrau mes të tjerëve një ushtar amerikan.

Ndërprerja e bisedimeve ndodhi në një fazë vendimtare kur të dy palët besohej se ishin pranë një marrëveshje që mund të krijonte rrugën për një tërheqje me faza të trupave amerikane dhe atyre aleate nga Afganistani.

Në kthim, marrëveshja do të parashtronte garancitë kundër-terrorizmit në zonat afgane të kontrolluara nga kryengritësit dhe që rebelët do të angazhohen menjëherë në negociata ndër- afgane për t’i dhënë fund përgjithmonë armiqësive të vjetra në vend.

Talibanët thonë se luftëtarët e tyre gjithashtu do të respektonin një armëpushim me trupat e huaja në zonat e tërheqjes. Megjithatë, Talibanët këmbëngulin se çështjet në lidhje me ndërprerjen e armiqësive me forcat afgane të sigurisë do të jenë në rendin e ditës vetëm kur të fillojnë bisedimet mes palëve. Kryengritësit nuk kanë dëshirë të respektojnë një armëpushim mbarëkombëtar, nga frika se kjo do të dëmtonte epërsinë e tyre ushtarake.

Analistët janë skeptikë nëse negociatori Khalilzad dhe ekipi i tij do të jenë në gjendje të kapërcejnë sfidat./VOA

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vodhi një automjet një ditë pasi u lirua nga amnistia, arrestohet autori në Pogradec

Një ditë pasi u lirua nga qelitë e burgut për shkak të aministisë, i dënuari…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali/ “Vdes për p… dhe lekë”, avokati i kërkon favore seksuale klientes, bashkëpunon me ish-burrin e saj

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së enjtes një avokat, i cili i kërkon favore seksuale…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mjeku specializant i Spitalit të Traumës, ndahet nga jeta në një moshë të re

Një mjek specializant në Tiranë është ndarë nga jeta në moshë fare të re. Krios…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rekord absolut shqiptar! Ky është i dënuari që sapo doli nga burgu dje, vodhi një makinë

Në foto është Ardian Isufi pogradecari që ditën e djeshme la qelitë e burgut të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plas grushti te Bashkia e Pukës, ndërhyn edhe kryebashkiaku Rrok Dodaj

Një ngjarje e paprecedentë është regjistruar rreth orës 16:30 të një dite më parë  në…

LEXO ME SHUME