Categories Lajme

Thumanë, çadra është sofra e “ngrohtë” për festat e fundvitit

Unë dua të një shtëpi dhe të jem e sigurt” Kjo është dëshira e fëmijëve në Thumanë këtë fundvit. Por këtë herë dëshira nuk i drejtohet babagjyshit, por qeverisë. Viti i ri me gjasë i gjen në cadër, aty kanë vendosur pemën që i ka shpëtuar tërmetit, por ajo është bosh.. Për banorët, banesat e të cilëve janë dëmtuar, qeveria ka menduar tu japë strehim në Tiranë. Disa prej tyre e konsiderojnë si zgjidhjen e duhur, kurse të tjerë nuk pranojnë të largohen.

“Jemi shumë dakord me këtë pjesë”

“Dakord jemi, nuk kemi ku të shkojmë”

“E pranoj, atje ku të shkojnë të gjithë do shkoj dhe unë”

“Unë kam një lopë, kam disa pula dhe nuk mund ti lë”

“Unë nuk largohem që këtu. Çunin që e kam të ndarë le të ikë, unë nuk iki”

Reshjet kanë shtuar edhe vështirësitë e të jetuarit në çadër.

“Çfarë ka rënë andej më ka rënë këtu”

“Dyshekët janë të njomë me ujë”

“Ftohtë është”

Përtej sfidave të tërmetit me të cilat duhen të përballen zonja e familjes Lleshi prej 10 vitesh është e paralizuar. Banesa e tyre që pas tërmetit të shtatorit është  shpallur e pabanueshme, ndaj ata janë vendosur në këtë barakë,  ndërkohë që lëkundjet e 26 nëntorit e kanë rrënuar atë plotësisht. “Shtëpi për mua nuk gjendet, se unë jam e paralizuar prej 10 vitesh” Pavarësisht asaj që kanë kaluar, zgjidhejn e problemit të tyre e shohin te qeveria.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arrestimi i Agasit, reagon Policia: Pranga edhe Shpatarakut, dhunoi stafin e hotelit në Dhërmi

Policia e Shtetit ka dalë me njoftim zyrtar në lidhje me arrestimin e Ergys Agasit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedi në familjen shqiptare në SHBA, zjarri i merr jetën 3 fëmijëve, detaje

Një tragjedi e rëndë ka goditur një familje shqiptare në Jacksonville të Floridës, ku tre…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqi, gruaja prej vitesh dhunohej nga bashkëshorti! 44-vjeçarja kishte vendosur të divorcohej!

Mediat greke kanë zbardhur detaje të reja në lidhje me krimin e ndodhur ditën e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dhërmi, arrestohen dy persona, Shisnin doza kokaine dhe kanabisi

Dy persona janë arrestuar në flagrancë pasi shisnin doza kokaine dhe kanabisi në Dhërmi. Në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kamioni shpërthen në flakë gjatë ecjes pranë Laçit

Një kamion i tonazhit të mesëm u përfshi sot (25 gusht) nga flakët në rrugën…

LEXO ME SHUME