Categories Lajme

Shi e dëborë, por jo vetëm kaq…

Kjo javë solli edhe reshjet e para të dëborës në disa zona të vendit, një situatë që sipas sinoptikanëve do të vijojë edhe gjatë fundjavës. Sa i përket javës që vjen, situata atmosferike do të jetë e paqëndrueshme, ndërsa nuk do të mungojnë edhe reshjet e shiut

“I gjithë territori do jetë me vranësira, më të fokusuara do të jenë të shtunën në Verilindje dhe Juglindje duke gjeneruar dhe reshje dëbore. Parashikohet që edhe java tjetër të nisë me kushte të paqëndrueshme atmosferike. Do të kemi vranësira dhe shira, si dhe reshje dëbore kryesisht në zonat Verilindore dhe Juglindore”, thotë sinoptikanja Lajda Porja.

Sipas saj, dita më problematike ku shirat do të jenë më të dendur, parashikohet dita e martë. Por surprizat e motit nuk mbarojnë me kaq, pasi temperaturat e ulëta të këtyre ditëve duket se nuk do të qëndrojnë për shumë. Porja thotë se mesi i javës që vjen, sjell rritje të temperaturave.

“E gjithë pjesa që mbetet e muajit nëntor do jetë në kushte të paqëndrueshme atmosferike që nga mesi i javës deri në fund të Nëntorit do të kemi ndryshim të situatës termike pasi presim që të kemi rritje të temperaturave”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME