Categories Lajme

Shisnin ora pa fatura të shtrenjta, diamante dhe flori! Në pranga 2 administratorët

Policia e Shtetit/Finalizohet operacioni policor i koduar “Sahati”, si rezultat i monitorimit të vazhdueshëm ndaj subjekteve ekonomike që i tregtojnë produktet e tyre edhe online.

Operacioni, nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, në Departamentin e Policisë Kriminale, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Shisnin online dhe në 2 dyqane në kryeqytet, pa fatura tatimore, ora të markave të shtrenjta, si dhe aksesorë diamanti dhe floriri, vihen në pranga 2 administratorët.

Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori, për moskryerje të detyrës, për punonjësit e Drejtorisë Vendore të Tatimeve Tiranë, që mbulojnë zonat ku janë 2 dyqanet.

Nga të dyja bizneset sekuestrohen 228 ora të markave të ndryshme, aksesorë diamanti dhe floriri, si dhe 5100 euro, 2000 dollarë dhe 121 400 lekë të përfituar nga shitja e aksesorëve.

Si rezultat i monitorimit intensiv paralel, të bizneseve që e ushtrojnë aktivitetin e tyre në njësi fizike dhe/ose online, me qëllim parandalimin e paligjshmërive në fushën ekonomiko-financiare dhe për mbrojtjen e qytetarëve nga mashtrimi me produktet, specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, në Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Sahati”.

Në kuadër të këtij operacioni janë gjurmuar 2 dyqane që shitnin ora dhe aksesorë të tjerë, online dhe në njësi fizike në kryeqytet. Gjatë kontrolleve në njërin dyqan (të paregjistruar në organet tatimore), me administrator shtetasit D. S., u sekuestruan me cilësinë e provës materiale, 195 ora të markave të shtrenjta dhe 19 palë syze, ndërsa në dyqanin tjetër, me administrator shtetasin K. Z., u sekuestruan me cilësinë e provës materiale, 33 ora të markave të shtrenjta, aksesorë diamanti dhe floriri, si dhe 5100 euro, 2000 dollarë dhe 121 400 lekë të dyshuar të përfituar nga kjo veprimtari kriminale.

Në vijim të veprimeve procedurale për këto raste, u kapën dhe u vunë në pranga administratorët e 2 dyqaneve, shtetasit D. S., 52 vjeç dhe K. Z., 44 vjeç, të dy banues në Tiranë. Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori, për punonjësit e Drejtorisë Vendore të Tatimeve Tiranë që mbulojnë zonat ku janë dyqanet, mbi dyshime për moskryerje të detyrës.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Itali, arrestohet 22-vjeçari shqiptar

Një 22-vjeçar shqiptar është arrestuar në Cesena të Italisë, pasi dyshohet si pjesë e një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vendim qeverie/ Miratohet rritja e pagës minimale në 50 mijë lekë

Paga bazë minimale mujore për punonjësit në shkallë vendi, që është e detyrueshme të zbatohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Presidenti Donald Trump pezullon Lotarinë Amerikane, arsyeja

Presidenti amerikan Donald Trump ka pezulluar skemën e lotarisë së Kartës së Gjelbër (Diversity Visa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë/ Tritol makinës së nipit të ish-zv.prokurorit!

Është zbardhur dinamika e shpërthimit me lëndë plasëse në orët e para të mëngjesit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditet grupi i drogës në Greqi, mes tyre edhe këngëtari 22-vjeçar nga Tepelena

Drejtoria për Luftën Kundër Krimit të Organizuar në Greqi shpërbëu një organizatë kriminale, anëtarët e…

LEXO ME SHUME