Falë klimës së biznesit dhe lehtësisë për të aksesuar tregje më të mëdha Shqipëria po kthehet në një vend me portofol të diversifikuar të investimeve të huaja direkte. Kështu u shpreh sot ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj e cila solli shembullin e kompanisë turke Seramiksan që prej vitit 2016 ka nisur tregtimin me shumicë e pakicë të materialeve të ndërtimit, qeramikë, hidrosanitare dhe hidrotermoizoluese. “Në kohë pandemie kjo kompani u asistua nga AIDA përmes shërbimit After Care për të përshtatur aktivitetin edhe online”, – tha Denaj. Kompania turke Seramiksan ka 14 punonjës, ajo përshtati aktivitetin në E- Commerce në kohën e pandemisë. Kompania kërkon të zgjerojë aktivitetin në prodhimin e argjilës së bardhë dhe kaolinit.
Categories
Lajme