Categories Lajme

“Shqiponja”-t i vihen pas një automjeti, arrestohet shoferi që lëvizte i armatosur në Tiranë. Ishte marrë informacion se ai…

Një 42-vjeçar është vënë në prangat e policisë së Tiranës, pas një ndjekje policore. Blutë bëjnë me dije se pas informacioneve të siguruara nga inteligjenca informative, se në fshatin Prush kishte pasur një konflikt mes disa shtetasve dhe njëri prej tyre, dyshohej se një person ishte i armatosur dhe ishte larguar me një automjet tip “Benz”.

Në Rrugën e Kavajës, shërbimet e Policisë kanë ndaluar automjetin me drejtues shtetasin D. F. dhe ku ishte pasagjer shtetasin M. Sh. Gjatë kontrollit në këtë automjet, shërbimet e Policisë gjetën një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Njoftimi nga Policia Tiranë

Finalizohet operacioni policor i koduar “Ndjekja”, sekuestrohen një armë zjarri pistoletë dhe fishekë luftarak.

Operacioni nga Komisariati i Policisë Nr. 6, dhe Forca e Posaçme “Shqiponja”.

Qarkullonte me automjet, i armatosur me pistoletë, kapet në flagrancë dhe vihet në pranga 42-vjeçari.

Procedohet penalisht pasagjeri, pasi dyshohet se duke patur dijeni, nuk kallëzoi këtë krim.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në bashkëpunim me ato të Forcës së Posaçme “Shqiponja”, pas informacioneve të siguruara nga inteligjenca informative, se në fshatin Prush kishte pasur një konflikt mes disa shtetasve dhe njëri prej tyre, dyshohej se ishte i armatosur dhe ishte larguar me një automjet tip “Benz”, menjëherë kanë organizuar punën në kuadër të operacionit “Ndjekja”, me qëllim lokalizimin dhe kapjen e tij.

Në Rrugën e Kavajës, shërbimet e Policisë kanë bërë të mundur ndalimin e automjetit me drejtues shtetasin D. F. dhe ku ishte pasagjer shtetasin M. Sh. Gjatë kontrollit në këtë automjet, shërbimet e Policisë gjetën një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Në përfundim të veprimeve procedurale, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit D. F., 42 vjeç, banues në Tiranë për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin M. Sh., 40 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.  Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Itali, arrestohet 22-vjeçari shqiptar

Një 22-vjeçar shqiptar është arrestuar në Cesena të Italisë, pasi dyshohet si pjesë e një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vendim qeverie/ Miratohet rritja e pagës minimale në 50 mijë lekë

Paga bazë minimale mujore për punonjësit në shkallë vendi, që është e detyrueshme të zbatohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Presidenti Donald Trump pezullon Lotarinë Amerikane, arsyeja

Presidenti amerikan Donald Trump ka pezulluar skemën e lotarisë së Kartës së Gjelbër (Diversity Visa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë/ Tritol makinës së nipit të ish-zv.prokurorit!

Është zbardhur dinamika e shpërthimit me lëndë plasëse në orët e para të mëngjesit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditet grupi i drogës në Greqi, mes tyre edhe këngëtari 22-vjeçar nga Tepelena

Drejtoria për Luftën Kundër Krimit të Organizuar në Greqi shpërbëu një organizatë kriminale, anëtarët e…

LEXO ME SHUME