Categories Lajme

Shqiptarët i preferojnë Festat e Nëntorit por jashtë Shqipërisë

Ndërsa Tirana dhe shumë qytete të vendit po përgatiten për festat e nëntorit duke dekoruar rrugët dhe sheshet me flamuj, në fakt duket se nuk jemi aq nacionalistë. Shumë qytetarë kanë zgjedhur të kalojnë festat kombëtare jashtë vendit.

Duke përfituar që janë 5 ditë pushim, pasi e mbyllin punën ditën e martë të javës që vjen, kryesisht ata që punojnë në administratën shtetërore kanë prerë biletat për të festuar jashtë vendit.

Ata që punojnë në agjensitë e udhëtimeve thonë se i kanë mbushur plot avionët për këto ditë.

Sipas mundësisë ekonomike apo edhe preferencave, ka plot grupe që do të udhëtojnë me autobusë drejt vendeve fqinje.

Drejt fqinjëve fluksi më i madh i atyre që shkojnë për pushime është me makinat e tyre, për këtë arsye të martën pasdite ose të mërkurën në mëngjes, në Hanin e Hotit, Muriqan apo Qafë-Thanë mund të gjeni shumë mjete në radhë.

Ndër vendet e preferuar në Evropë janë nga Çekia deri te Spanja, ku agjensitë e udhëtimit kanë bërë oferta ekonomike.

Por, nga ana tjetër, kur kanë mbetur edhe tre ditë nga 28 Nëntori, edhe ata që kanë zgjedhur t’i kalojnë festat në Tiranë për arsye ekonomike ose jo, nuk i janë përgjigjur thirrjes së bashkisë për të nxjerrë secili një flamur në ballkonin e tij./TCh

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shoferi shqiptar humb jetën në aksident me kamion në Itali, la pas dy fëmijë

Një 48-vjeçar shqiptar, prej vitesh emigrant në Itali, ka humbur jetën në një aksident tragjik…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Projekti TID në Durrës, banorët kërkojnë kompensim të drejtë nga shteti për prishjen e shtëpive

Që kur mësoi se shtëpia e tij pranë bulevardit “Epidamn” do të prishej për t’i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Dielë 21 dhjetor 2025

Dashi Do jeni shume te vendosur gjate kësaj dite t’i zgjidhni te gjitha problemet qe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedia në Lezhë, nëna i jep fund jetës pas vdekjes së djalit 42 vjeçar

Një dramë e thellë familjare, që duket sikur ka dalë nga skenat e një filmi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet 35-vjeçarja në Mirditë, qarkullonte me armë në makinë

Policia ka arrestuar një 35-vjeçare në Mirditë, pasi u kap teksa qarkullonte me armë zjarri…

LEXO ME SHUME